Masa e arrestit Gjykata lë në burg “spiunin” e Dritan Dajtit
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në arrest me burg inspektorin e Drejtorisë së Policisë së Durrësit, i cili akuzohet se i ka dhënë ndihmë Dritan Dajtit gjatë viteve kur ishte në arrati.
Në seancën e djeshme gjyqësore, gjyqtarja ka lënë në fuqi masën e arrestit të marrë në mungesë tre ditë më parë për Mariglen Muçën.
Avokati mbrojtës i Muçës ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por kërkesa nuk është pranuar nga gjykata me argumentin se nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese. Vetë i arrestuari nuk ka bërë asnjë deklaratë në sallën e gjyqit.
Masa
Mariglen Muça, inspektor i Krimeve të Rënda në policinë e Durrësit do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Muça u arrestua tre ditë më parë pas një hetimi disa mujor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndaj tij, hetuesit Krimeve të Rënda kanë ngritur akuzën e "shpërdorimit të detyrës", e cila sipas Prokurorisë, është konsumuar nga i arrestuari Muça gjatë kohës që ai kryente detyrën e efektivit të policisë në zonën e plazhit, ku edhe kishte gjetur strehim prej kohësh i shumëkërkuari Dritan Dajti dhe kunati i tij, Ergest Xhoxhi.
Zbardhja
Zbardhja e tabulateve telefonike të Dritan Dajtit do të çonte Policinë e Durrësit në identifikimin e informatorit të të shumëkërkuarit nga Drejtësia. Një inspektor i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së qarkut Durrës është arrestuar, pasi akuzohet se ka ndihmuar me informacione sekrete, Dritan Dajtin në kohën kur ai ishte në arrati. Mariglen Muça po hetohej që prej arrestimit të Dajtit nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Gjykata e Krimeve të Rënda kishte firmosur masën e arrestit me burg, ndaj inspektorit të policisë. Mësohet se arrestimi i tij u bë në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokuroria konfirmoi se inspektori e kishte pajisur Dritan Dajtin me uniformë policie, me një dokument policie dhe se disa herë dyshohet ta ketë transportuar atë me makinën e vet në vende të ndryshme. Bëhet e ditur se numri telefonik i inspektorit rezulton në bisedat e bëra nga telefoni i Dritan Dajtit. Ndërkohë që konfirmohet se inspektori garantonte fshehjen e Dajtit në Durrës. Burime të sigurta thanë se po hetohet edhe për një lidhje tjetër, pasi ka dyshime se Mariglen Muça është transferuar qëllimisht nga një detyrë e mëparshme në Korçë drejt Durrësit për të ndihmuar Dritan Dajtin të jetonte i qetë në arrati.
Operacioni i 7 gushtit
Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet Dritan Dajti ndodhi më 7 gusht 2009, pranë pistës “Iliria” në Durrës. Agjentë të skuadrës speciale operacionale, që mbanin nën vëzhgim të shumëkërkuarin Dajti, u hodhën në veprim duke tentuar ti vënë prangat. Por i kërkuari u përgjigj me plumba duke ekzekutuar Fatos Xhanin, shefin e skuadrës së operacioneve speciale, Saimir Duçkollarin, Altin Dizdarin dhe Kastriot Feskon. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë dhe Ledion Mara, që ndodhej në një makinë me Dajtin. I dënuari për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj, pronari i “Besa Construksion” në vitin 1999, mbeti i plagosur me dy plumba dhe u paralizua në këmbën e majtë. Në vitin 2003 mundi të arratisej në mënyrë spektakolare nga Gjykata e Tiranës, dhe prej atëherë dyshohet të ketë drejtuar një grup kriminal që u vinte gjoba bizneseve dhe merrej me trafik droge. Në pranga përfundoi Erges Xhoxhi, kunati i autorit të masakrës. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur dhe dy muaj hetimet për dosjen “Dajti”, me qëllim kryerjen e disa veprimeve të tjera për zbardhjen e masakrës së 7 gushtit.
Ky lajm është publikuar: 27/11/2009