Stresi, problemi më i përhapur te shqiptarët
Bazuar në studimin e fundit të kryer nga Qendra e Zhvillimit të Shëndetit Mendor, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, "Qëndrimi i popullatës mbi shëndetin mendor në Shqipëri", mund të themi se shqiptarët kanë pak njohje në fushën e shëndetit mendor. Sipas këtij studimi, rreth 96% e të intervistuarve mendojnë se numri i personave me probleme të shëndetit mendor është rritur së tepërmi gjatë 20 viteve të fundit dhe vetëm 1.6% mendon se numri i personave me probleme të shëndetit mendor është 1 në 4. Ndërkohë, rreth 60% e popullatës mendon se ky numër është më i vogël se 1 në 50. Problemi më i përhapur i shëndetit mendor në Shqipëri është stresi (41%), depresioni (33%) dhe abuzimi me substancat (8%). Ndërkohë, nga studimi rezulton se shkaku kryesor për shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor janë ato ekonomike dhe papunësia (66%), stresi (14%) dhe problemet familjare dhe sociale (11%).
Specialistët kanë arritur në përfundimin se "stisma dhe diskriminimi janë shkaqe kryesore të izolimit të personave me probleme të shëndetit mendor dhe arsyeja kryesore e mosmarrjes së shërbimeve shëndetësore të përshtatshme". Reduktimi i këtyre shkaqeve është përgjegjësi dhe detyrë e të gjithëve, përdoruesve, familjarëve, profesionistëve, medias e së gjithë shoqërisë, e cila duhet t‘i pranojë këta persona me probleme të shëndetit mendor.