QSUT përfundon tenderimet për barnat e vitit 2010
Drejtoria e Spitalit: “Këto ditë jemi në fazën e lidhjes së kontratave me firmat farmaceutike”
Jonida Tashi
Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka përfunduar tenderimet për barnat e këtij viti. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), e cila ka sqaruar se këto ditë do të lidhen kontratat me firmat farmaceutike, që do të thotë furnizim i menjëhershëm me ilaçe, sipas listës së planifikuar të spitalit.
Medikamentet
Lista e medikamenteve spitalore këtë vit është më e gjerë si gamë, me sasi me të mëdha në krahasim me vitet e tjera dhe në përmbajtje të listës ka ilaçe terciare në përshtatje me natyrën e shërbimit spitalor. Citostatikët janë 60% më shumë, po kështu edhe paketa bazë e barnave është 40% në rritje. Sipas burimeve nga QSUT-ja, 60% e buxhetit total të qendrës më të madhe spitalore në vend, këtë vit, do të përdoret për barna, shifër kjo më e larta ndër spitalet e tjera të vendit. “Lista e barnave është tenderuar e para si procedurë, në bazë të kërkesave të shërbimeve, ashtu siç e parashikon ligji. Si rezultat, këtë vit do të kemi furnizim më të mirë me ilaçe në krahasim me vitet e tjera”, - thuhet në njoftimin e Drejtorisë së QSUT-së. Ndërsa përsa i përket mungesave në barna, drejtoria e QSUT-së ka sqaruar se mungesat e hasura deri më tani në spital, kanë të bëjnë me disa barna specifike për pacientë apo grupe pacientësh të veçantë. Më tej, Drejtoria e QSUT-së thekson se pavarësisht se disa barna mund të jenë të paplanifikuara, ato do të sigurohen me çdo kusht, duke përdorur të ardhurat dytësore e disa rezerva të tjera që do të krijohen gjatë tenderimeve. Ndërsa për materialet e mjekimit bëhet e ditur se janë marrë masa të shpejta për plotësimin e nevojave më emergjente brenda qershorit, muaj në të cilin përfundojnë procedurat elektronike për të gjithë sasinë vjetore.
Aparaturat
Një tjetër problem jo pak shqetësues për pacientët që drejtohen në spitalin “Nënë Tereza” për të kryer një ekzaminim të caktuar ka qenë edhe prishja e aparaturave. Lidhur me këtë problem, këtë vit, duket se drejtuesit e QSUT-së kanë gjetur një zgjidhje ideale që do t’u vijë në ndihmë jo vetëm pacientëve por edhe mjekëve. Kështu, këtë vit, firmat në bazë të kontratave janë të detyruara të rikthejnë në gjendje pune aparaturat e prishura brenda 24 orëve. Kurse në rastet kur pajisjet janë të veçanta dhe duhet të vijnë nga jashtë shtetit, aparaturat duhet të vihen në funksion brenda një jave. Sipas të dhënave nga QSUT-ja, në këtë spital janë afërsisht 90 aparatura, të cilat kanë kontratë të plotë mirëmbajtjeje nga firmat kontraktuale. “Është bërë kujdes dhe janë gjetur rrugët e zgjidhjes për të kontraktuar mirëmbajtjen edhe për ato aparatura që kanë qenë të palidhura vitin e kaluar”, - thuhet në njoftimin e Drejtorisë së QSUT-së. QSUT-ja sqaron se edhe për mirëmbajtjen e aparaturave ka përfunduar 100% procesi i tenderimit dhe lidhjes së kontratave.
5 Qershor 2010