Dekretet e Topit, nesër seancat dëgjimore
Komisioni i Ligjeve pritet të zhvillojë të premten, seancën dëgjimore me anëtarët e dekretuar nga Presidenti Topi, për në Gjykatën e Lartë. Kryetari në detyrë i komisionit të Ligjeve, Fatos Beja tha dje se:
“Shpresoj që dekretet e Presidentit Topi të votohen së shpejti”. Ndërkohë, burime zyrtare nga ky komision bëjnë të ditur për gazetën se, seanca dëgjimore do të zhvillohet pikërisht ditën e premte dhe më pas, në varësi të punimeve të kuvendit, ato do t’i kalojnë seancës parlamentare për votim të hënën ose në mbledhjen e fundit, që do të zhvillohet ditën e enjte. Zhvillimi i seancave dëgjimore me kandidatët e dërguar nga presidenti për institucionet kushtetuese u instalua së fundi në Kuvend pas ndryshimit të rregullores. Sipas këtyre amendimeve, nëse komisioni vlerëson se, kandidati nuk i plotëson të gjitha kushtet ligjore për t’u emëruar në atë post, ia bën të ditur një gjë të tillë kryetares së Kuvendit, e cila nga ana e saj ia komunikon institucionit propozues. Ky i fundit duhet të shprehet patjetër, në rast të kundërt, kandidati nuk futet në procedurë për t’u votuar.