PS-ja e Vlores kunder vendimeve te Rames

Rishpërndarja e anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u hequr zonat bastion, ka shkaktuar jo vetëm oponencë të fortë, por edhe zemëratën e shumë prej zyrtarëve të forcës më të madhe politike në opozitë. Dega Vlorë e Partisë Socialiste, shpreh kundërshtimin për ndryshimet që kanë prekur edhe delegatët e këtij qarku. Në reagimin e tij, menjëherë pas vendimit të Asamblesë, deputeti Eltar Deda, njeherësh kryetar i degës Vlorë, është shprehur se vendimi ka zhgënjyer socialistët e Vlorës. Sipas tij, problemet nuk mun të zgjidhen me individë, të cilet vota e popullit nuk u ka dhënë besimin ashtu si edhe anëtarësia e rrethit i njef si mbaartës të konflikteve. Oponent ndaj këtij vendimi është shprehur edhe kryetari socialist i Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika.
Reagim të ashpër ndaj vemdimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka pasur edhe Erjon Braçe, i cili është në shumë zgjedhje ka qenë i deleguar në Qarkun e Beratit, ndërkohë që me vendimin e fundit është transferuar në Korçë. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, në një koment në një rrjet social, ka refuzuar t’i bindet vendimit me arsyetimin se nuk ka asnjë lidhje me zonën ku është caktuar. Braçe thotë se do t’i qendrojë gjithnjë besnik zgjedhësve të Beratit. “Unë nuk kam nevojë për ofiqe në parti apo kudo gjetkë! Për ofiqe nuk tradhtoj e nuk braktis asnjë socialist apo qytetar në të 11 degët e PS-së apo njësitë administrative në Berat; 3 degët e PS-së apo njësitë administrative në Kuçove! Ky është borxhi që ju kam unë socialistëve! Ofiqet le t’i mbajnë ata që rrojnë për to!”.
Partia Socialiste në listën e të deleguarve për Qarkun Tiranë ka përfshirë edhe ish-Presidentin Rexhep Meidani, ish-kryetarin e Kuvendit Servet Pëllumbi dhe liderin hitorik të kësaj partie, kryeministër i vendit në kohën kur socialistët qeverisnin vendin, zotin Fatos Nano.
Kryesocialisti Rama është kujdesur që të shpjegojë përsenë e përfshirjes së këtyre emrave si njerëz që do të duhet të punojnë në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme. Në një editorial të titulluar: “Shumë zhurmë për asgjë”, Rama shkruan se Fatos Nano si gjithë ata përfaqësues të Partisë Socialiste, që kanë pasur detyra të larta shtetërore, për shembull Rexhep Meidani, Servet Pëllumbi, Ylli Bufi, po edhe si ish-kryetar i PS, i cili është anëtar ex officio i Asamblesë Kombëtare. Si i tillë ka qenë gjithnjë në listën e delegimeve në bazën e partisë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Pra zyrtarisht, de jure, s’e ka larguar kush më parë dhe as e ka rikthyer kush dje.
Por, për rastin e zotit Nano, ngihen disa pikëpyetje. Kjo zgjedhje është bërë nga kryesocialisti Rama për të qetësuar marrëdhëniet me Fatos Nanon? Për ta spostuar atë nga ambicja e tij për tu zgjedhur President i Republikës? Është një strategji për të thënë se PS është një parti e dyerve të hapura, por vetëm në dukje? Apo thjesht Rama kërkon që përmes kësaj manovre të justifikohet më vonë duke thënë se u përpoq të afronte Nanon, por ky i fundit refuzoi bashkëpunimin?
Ndërkohë zoti Servet Pëllumbi, i kontaktuar në telefon nga ABC NEËS, thotë se nuk është në dijeni të vendimit të Asamblesë. Ai rrëfeu se nuk mori pjësë në mbledhje për arsye shëndetësore.
Rishpërndarja e e anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit, ka çelur një debat të fortë të brendshëm. Por çka është më e rëndësishme, gjithnjë e më shumë rritet dyshimi se kjo manovër do të dështojë në zgjedhjet politike të vitit 2013, duke rrudhur më shumë votuesit e Partisë Socialiste.