E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi në Vjenë për të ‘përmbyllur’ mbikëqyrjen e pavarësisë

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot drejt Vjenës, ku të martën do të marrë pjesë në takimin e radhës të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën.

Zyra e kryministrisë kosovare bën me dije se në këtë takim do të diskutohet për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për mbarëvajtjen e zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për pavarësinë e Kosovës, dhe për hapat e mëtejmë për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën.

Pas takimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues, kryeministri Hashim Thaçi, dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, do të mbajnë konferencë për media.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›