Struktura e re, postet që shkrihen dhe ato që shtohen
Laureta Rryçi
Ekspertët e huaj, në propozimet për strukturën e re të Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë të mendimit se duhet të shkrihen disa poste aktuale dhe të shtohen disa poste të reja. Një reformim i thellë pritet të bëhet jo vetëm me kompetencat dhe përgjegjësitë e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por edhe vetë anëtarëve, në mënyrë që të mos humbasin detyrën e marrë. Propozimi fillestar është të krijohet, në nivelin drejtues të strukturës administrative, një pozicion drejtuesi, i cili të koordinojë të gjithë veprimtaritë e kryera nga drejtoritë
e KLD-së dhe të garantojë efikasitetin e stafit administrativ. Në bazë të eksperiencave që ofrojnë Këshilli i Lartë i Drejtësisë në Itali dhe ai në Spanjë, prania e një “sekretari të Përgjithshëm”, i cili garanton nivel të lartë profesionalizmi ardhur nga fusha e Gjyqësorit, mendohet se do të luajë një rol thelbësor në veprimtaritë e kryera nga Këshilli. Sipas propozimit
të paraqitur, sekretari i Përgjithshëm duhet të jetë gjyqtar me eksperiencë pune jo më pak se dhjetë vjet dhe emërohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbi propozimin e
zëvendëskryetarit mbi baza të një procesi konkurrimi. Detyra e tij/saj kryesore, konsistojnë në përgjegjësi të tilla, si: të asistojë zëvendëskryetarin në ushtrimin e veprimtarive të tij; të përmbushë detyrat konkrete që i shërbejnë organizimit dhe funksionimit e Këshillit; të marrë masa për mbarëvajtjen e veprimtarive të komisioneve dhe drejtorive; të marrë pjesë në seancat e komisioneve; të hartojë dhe dorëzojë raportet mbi të cilat ka punuar te kryetari i komisionit përkatës.
Emërimi
Sekretari i Përgjithshëm duhet të jetë gjyqtar i emëruar nga KLD me propozim të zëvendëskryetarit. Propozimi parashtrohet nga zëvendëskryetari në përfundim të një konkurrimi për këtë vend, midis gjyqtarëve që kanë të paktën dhjetë vjet vjetërsi në detyrë. Sekretari i Përgjithshëm qëndron në detyrë për katër vjet, me mundësinë e riemërimit vetëm një herë. Ai përfiton një pagë të përcaktuar me vendim të Këshillit. Në fund të mandatit, sekretari i Përgjithshëm mund të vendosë që të kthehet në pozicionin e mëparshëm ose të transferohet në një gjykatë tjetër, pa marrë pjesë në procedurat e zakonshme të konkurrimit.
Procedurat
Sekretari i Përgjithshëm pret çdo kërkesë dhe ankesë drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilat më pas ia dorëzon zëvendëskryetarit të Këshillit. Ky i fundit, për çdo çështje të paraqitur, vendos kalimin për trajtim te komisioni kompetent. Kryetari i çdo komisioni, çdo çështje ia ciklon një anëtari të caktuar, bazuar në kritere objektive dhe specifike. Kryetari i komisionit mban në regjistër të posaçëm në të cilin shënon emrin e anëtarit të deleguar për çdo çështje, si edhe përgatit rendin e ditës së punës. Kryetari gjithashtu mban një regjistër, në të cilin shënohen të gjitha të dhënat mbi çështjet që i paraqiten komisionit, datat e seancave dhe vendimet përkatëse të miratuara.
Kryetari i Komisionit thërret mbledhjet e komisionit duke pasur parasysh numrin e çështjeve të ardhura në ngarkim të komisionit, si dhe kohën në dispozicion për trajtimin e tyre. Sekretari i Përgjithshëm merr gjithashtu pjesë në seancat e mbledhjeve të komisioneve duke pasur të drejtën të delegojë një tjetër punonjës së administratës në vend të tij. Sekretari i Përgjithshëm përgatit procesverbalin e mbledhjeve, i cili duhet të firmoset nga kryetari i komisionit. Çdo vendim i miratuar nga komisioni duhet të jetë i arsyetuar. Përsa i përket kompetencave të Departamentit, projekti sugjeron që aktivitetet e komisioneve të brendshme duhet t’i caktohen Drejtorisë se Marrëdhënieve me Publikun dhe Organizimit të Mbledhjeve.
Boc
Kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm
a) Asiston zëvendëskryetarin në përgatitjen dhe përmbushjen e detyrave që lidhen me organizimin dhe funksionimin e Këshillit;
b) në rast mungese të zëvendëskryetarit, e zëvendëson atë në përmbushjen e përgjegjësive administrative;
c) siguron mbarëvajtjen e punës së Komisioneve dhe Drejtorive si edhe mbikëqyr stafin e Këshillit;
d) merr pjesë në seancat e komisioneve, harton dhe dorëzon raportet përkatëse drejtpërdrejt te kryetari i komisionit konkret;
e) kujdeset për ruajtjen dhe mbrojtjen e dosjeve personale të gjyqtarëve sipas rregullave të vendosura nga Këshilli;
f) mbikëqyr Qendrën e Dokumentacionit dhe verifikon përfshirjen e rregullt të të gjitha dokumenteve në të;
g) identifikon çdo kërkesë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe adopton zgjedhjet e duhura;
h) përmbush çdo detyrë të caktuar ndaj tij nga zëvendëskryetari.
Boc
Kompetencat e reja të zëvendëskryetarit
Zëvendëskryetari angazhohet me organizimin e veprimtarisë së KLD-së dhe mbikëqyr çështjet administrative me ndihmën e sekretarit të Përgjithshëm dhe nëpërmjet urdhrave dhe udhëzimeve administrative. Zëvendëskryetari emëron kryetarin e çdo komisioni të brendshëm. Zëvendëskryetari, me propozim të sekretarit të Përgjithshëm, mund të marrë masa disiplinore kundrejt punonjësve të KLD-së. Zëvendëskryetari ka të drejtën të emërojë dhe shkarkojë punonjësit e administratës, si edhe të marrë masa disiplinore kundrejt tyre. Shkarkimi bëhet për raste të
rënda, të parashikuara në një dispozitë konkrete. Në mungesë të zëvendëskryetarit, funksionet drejtuese kryhen nga sekretari i Përgjithshëm, ose me autorizim nga zëvendëskryetari, nga një prej drejtorëve të drejtorive.
Mbledhja e Këshillit
Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë merren vendime mbi propozimet e paraqitura nga zëvendëskryetari apo nga komisionet e brendshme, të ushtruara në përputhje me kompetencat përkatëse. Çdo vendim i miratuar nga mbledhja e KLD-së duhet të arsyetohet. Sekretari i Përgjithshëm është gjyqtar që emërohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me propozim të zëvendëskryetarit. Propozimi formulohet nga zëvendëskryetari në përfundim të një procesi konkurrimi ndërmjet gjyqtarëve që kanë të paktën dhjetë vjet vjetërsi në detyrë. Sekretari i Përgjithshëm qëndron në detyrë për katër vjet, me mundësinë e riemërimit vetëm një herë. Ai përfiton një pagë të caktuar nga Këshilli. Në fund të mandatit të tij, sekretari i Përgjithshëm mund të vendosë që të kthehet në pozicionin e mëparshëm të ushtrimit të detyrës ose të transferohet në një gjykatë
tjetër, pa marrë pjesë në procedurat e zakonshme të konkurrimit.
boc
Drejtoritë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Struktura administrative, nën drejtimin e sekretarit të Përgjithshëm, përbëhet nga drejtoritë e mëposhtme:
1. Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe e Organizimit të Mbledhjeve;
2. Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Projekteve;
3. Drejtoria Juridike (e burimeve njerëzore dhe e kërkimit);
4. Drejtoria e Financës dhe Menaxhimit të Fondeve.
Çdo drejtori ka një drejtor dhe një shefs sektori.
Drejtorët organizojnë dhe planifikojnë veprimtarinë e drejtorive, në përputhje me ligjin dhe rregulloret. Ato koordinojnë punën bazuar në detyrat e caktuara nga urdhrat dhe udhëzimet e dala nga zëvendëskryetari dhe sekretari i Përgjithshëm. Sipas urdhrave dhe udhëzimeve po të zëvendëskryetarit dhe sekretarit të Përgjithshëm, ato përmbushin gjithashtu detyra dhe veprimtari të tjera të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, veçanërisht në lidhje me organizimin dhe funksionimin e mbledhjeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe atyre të komisioneve.
27 Janar 2010