Homoseksualët seks në publik, policia i kap “mat” tek “Ura e Dajlanit”
DURRËS - - Dy djem janë ndaluar ditën e djeshme nga ana e forcave të policisë së Durrësit, pasi janë kapur në flagrancë pranë shinave të trenit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, duke kryer marrëdhënie seksuale në publik. Bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit është shtetasi E.M. 24-vjeç, i cili është homoseksual dhe ofronte një pagesë prej 1 000 lekësh për të plotësuar dëshirat e tij seksuale. I pyetur në polici, i riu mësohet të ketë deklaruar se nuk kishte para për të jetuar ndaj detyrohej të bënte seks me meshkujt duke treguar se kishte shumë klientë për shkak të mungesës së konkurrencës. Ndërkohë që “klienti”, A.Z., pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë nga ana e policisë.
E gjithë skena erotike mes dy meshkujve është diktuar nga kalimtarë të rastit, të cilët lajmëruan menjëherë policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje. Ndaj të riut ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale në vende publike dhe ushtrimit të prostitucionit”.
Vihen në pranga dy të dënuar për marrëdhënie homoseksuale në vende publike
TIRANË - Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë vënë në pranga ditën e djeshme dy persona të shpallur në kërkim për “marrëdhënie seksuale apo homoseksuale ne vende publike” dhe “ushtrimit te prostitucionit”. Bëhet fjalë për T. L., 28 vjeç, lindur në Zall Dajt e banues në fshatin Kodër Shupan të Komunes Zallbastar në Tiranë. Arrestim i tij është bërë pasi më datë 29.12.2009, gjykata e Durrësit e kishte dënuar me 8 muaj burg për marrëdhënie seksuale apo homoseksuale ne vende publike” dhe “ushtrimit te prostitucionit”. Gjithashtu në pranga është vënë dhe kolegu i tij, I. M. 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, pas edhe ndaj tij, Gjykata e Durrësit kishte marrë vendimin për dënimin me 1 vit burg për të njëjtën akuzë
Arrestohet në Port, tentoi largimin me dokument fals
DURRËS - Tenton të largohet drejt Italisë me dokumente të falsifikuara, arrestohet 33-vjeçari. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Dashamir Daka, lindur e banues në fshatin Karinë të rrethit Peqin është kapur dje në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Terminalin e Pasagjerëve të Portit të Durrësit. Kapja e tij u krye pasi po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të kundërligjshme për në Itali me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, duke përdorur për udhëtim një leje (dokument anglez) në emër të një shtetasi tjetër, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Policia kreu veprimet e nevojshme procedurale ndërsa sekuestroi dokumentit fals që posedonte Daka i cili tashmë akuzohet për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”.
Pranga të riut, iu gjetën 27.95 gr hashash në makinë
DURRËS - Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi posedonte në makinë një sasi hashashi. Policia e Durrësit deklaroi se Ferit Turullai, 21-vjeç lindur e banues në lagjen “Lugina” Shijak, është kapur dje pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Polo, me targa BA440GC që drejtohej prej tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale të vendosura në 9 qese plastmasi farmaceutike, 27,95 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Materialet për veprën penale të “prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike” në ngarkim të 21-vjeçarit kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.
27 Janar 2010