Strukturat zgjedhore, 3 variantet e rikompozimit
Zbardhen propozimet e PS-së për KQZ-në, KZZ-të dhe KQV-të
Pritet të kenë përbërje me specialistë nga administrata
Ligji i ri zgjedhor që është duke u përgatitur nga komisioni i posaçëm parlamentar, do të përfshijë ridimensionimin e të gjitha strukturave që lidhen me organizimin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit, duke nisur që nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e deri të Komisionet e Numërimit të Votave. Për këtë ekzistojnë tre variante të mundshme, të cilat pritet që të hidhen në diskutim për të përzgjedhur në fund një prej tyre për ta sanksionuar në Kodin e ri Zgjedhor. Për herë të parë partitë politikë janë të ndërgjegjësuara se ka ardhur koha që në KQZ-ja, KZZ-të, Komisionet e Qendrave të Votimit dhe të numërimit të votave t’i largohen përbërjes me anëtarë të ardhur nga partitë politike. Burime nga PS-ja konfirmuan dje për “standard” se fokusi i dy partive të mëdha është tek ngritja e këtyre strukturave për herë të parë me anëtarë që vijnë nga administrata, pa e përcaktuar se janë anëtarë apo militantë të x apo y partie. E thënë ndryshe, një version është që komisionet të jenë kryekëput nga fillimi deri në fund me anëtarë apolitikë, punonjës të administratës. Për të shkuar deri këtu duket se partitë politike e kanë mjaft të vështirë, kjo për shkak të mungesës së besimit që ekziston mes tyre duke iu referuar këtu edhe eksperiencave të zgjedhjeve të zhvilluara më parë. Një tjetër version, sipas burimeve, është ai i përzierjes me anëtarë nga administrata dhe nga partitë politikë. Por edhe këtu çështja duket delikate. Kjo sepse ndërhyja me anëtarë nga administratat redukton numrin e përfaqësuese të partive të vogla, ndërsa dy partitë e mëdha do të kenë më shumë akses që ajo pjesë e anëtarëve që vijnë nga politika të jenë përfaqësues të tyre. Një tjetër variant është ai ekzistues, por me reduktim të numrit të anëtarëve. Pra, përbërja e këtyre komisioneve do jetë e gjitha me anëtarë, përfaqësues politikë, por ndoshta me reduktim të numrit të anëtarëve, numër që aktualisht është 13. Palët duket se kanë rënë dakord që propozimet të vërtiten rreth këtyre ideve, por do të jetë Komisioni i Reformës Zgjedhore ai që do të vendosë përfundimisht. Ajo çfarë vihet re është se të gjitha hallkat që lidhen me organizimin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre do të kenë ridimensionim të plotë. Nga ana tjetër, shtuan burimet, në fuqi mund të mbeten të tria variantet, por këto të kombinuara në nivelet e komisioneve. P.sh. nëse KQZ-ja do të përbëhet nga anëtarë që vijnë nga administrata, KZZ-të mund të ndërtohen me variantin e përzier dhe qendrat e votimit dhe të numërimit të votave me përfaqësues të partive politike. Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore sapo ka nisur punën dhe ajo për çfarë kanë rënë dakord të gjithë anëtarët e tij është bërja e një ligji të ri zgjedhor. Deri më tani është miratuar kapitulli i parë i këtij ligji i cili përmban koncepte të përgjithshme të funksionimit dhe ligjit që nuk kanë asnjë lloj kontestimi.
Varianti 1
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KZZ-të, qendrat e votimit dhe të numërimit të votave të përbëhen me anëtarë që vijnë nga administrata, pra që nuk kanë lidhje me politikën. Ky do të ishte varianti ideal, që në fund asnjë parti të mos kontestonte rezultatin.
Varianti 2
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KZZ-të, qendrat e votimit dhe të numërimit të votave të funksionojnë sipas versionit aktual, pra me përfaqësues të partive politike, por me një reduktim të numrit të anëtarëve. Aktualisht, përbërja është e parashikuar me 13 anëtarë.
Varianti 3
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KZZ-të, qendrat e votimit dhe të numërimit të votave të përbëhen me anëtarë që vijnë nga administrata dhe njëkohësisht partitë politike. Është një përzierje mes variantit të parë dhe variantit të dytë
Numri i anëtarëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mendohet që të mos preket, pra ai të vazhdojë të funksionojë me 9 anëtarë edhe pse fillimisht u hodh ideja e për reduktim në 7 anëtarë. Ndërsa numri i KZZ-ve pritet të reduktohet në mënyrë drastike, nga 13 anëtarë që parashikohet aktualisht, në 5 anëtarë.
Formula, numërim votash brenda koalicioneve politike
Koalicionet e përbëra mes partive politike është formula më e mundshme që do të zgjedhin partitë politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Prirja rreth këtij lloj koalicioni lidhet me faktin se në bazë të përllogaritjes që u bëhet votave se cila parti që është pjesë e këtij koalicioni merr numrin e deputetëve që i takon. Kështu, në bazë të formulës së përcaktuar, fillimisht bëhet llogaritja e votave dhe numrit të vendeve që merr secili koalicion në Parlament, pas kësaj ekziston një tjetër formulë e konsideruar ndryshe e brendshme, pra brenda koalicionit mes partive që bëjnë pjesë në të. Në bazë të këtij rezultati, përcaktohet se sa deputetë merr secila parti nga numri i përgjithshëm i deputetëve që ka marrë në tërësi koalicioni. Në lidhje me shpërndarjen e mandateve kodi aktual zgjedhor parashikon që numri i mandateve plotësuese që fiton koalicioni me listë shumemërore të përbërë, ndarja e mandateve plotësuese për çdo parti pjesëmarrëse në koalicion bëhet duke llogaritur numrin e votave të vlefshme të partive pjesëmarrëse në koalicion, i cili pjesëtohet me shumën e votave të vlefshme të fituara në shkallë vendi nga partitë dhe koalicionet që kalojnë pragun përkatës dhe rezultati shumëzohet me 140. Rezultati shumëzohet me raportin e numrit të mandateve të fituara, sipas llogaritjes së parashikuar në nenin 67 nga koalicioni, me numrin e mandateve që mund të fitonte koalicioni, sipas llogaritjes së parashikuar në nenin 67, pika 1, shkronja “b”. Secilës nga partitë pjesëmarrëse në koalicion i caktohet fillimisht një numër i përgjithshëm mandatesh, i barabartë me numrin e plotë që del nga llogaritja e mësipërme. Mandatet që mbeten, deri në numrin e mandateve të fituara nga koalicioni, u caktohen partive pjesëmarrëse me mbetjet dhjetore më të mëdha. Në rast se mbetjet dhjetore për mandatin e fundit janë të barabarta, ai caktohet me short.