E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentet Po behemi mjeke pa bere praktiken

Duam te behemi mjeke profesioniste jo sharlatane me diplome. Me kete slogan studentet e Fakultetit te Mjekesise nisin sot tubimin e pare per te terhequr vemendjen mbi nje sere problemesh madhore qe ata kane. Ata i kane nisur edhe nje shkrese zyrtare Dekanatit te Fakultetit te Mjekesise keshillit te profesoreve te po ketij fakulteti Rektoratit te Universitetit te Tiranes dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Jane plot 12 pika ku parashtrohen mangesi madhore ne menyren si po formohet brezi i ri i mjekeve. Do jete nje reagim i fuqishem studentor ku si studente do ngreme te gjithe problematiken e nje studenti te Fakultetit te Mjekesise fakti qe ne pjesen me te madhe te praktikave klinike nuk behet mesim qe studentet nuk formohen aspak nga ana profesionale qe librat jane shume te vjeter dhe shume probleme te tjera thone studentet. Sipas tyre edhe pas ndertimit te godines se re te fakultetit per lendet paraklinike mungojne sallat e studimit apo leximit. Biblioteka aktuale e fakultetit ka nje kapacitet prej 30 vetash krahasuar me 3000 studentet e Fakultetit te Mjekesise. Ka disa vite me radhe qe ne kete biblioteke nuk ka asnje hyrje librash rinj thuhet ne shkresen zyrtare te studenteve. Gjithashtu mungojne sallat me kompjuter dhe internet wireless. Jo per cudi aktiviteti me i kendshem i studenteve jane 20 kafenete rreth spitalit. Sipas studenteve literatura eshte ceshtje me vete. Nuk ndodh rralle qe librat kane moshe me te madhe se vet studentet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›