Shqipëria Komb pa tru?!
>Nga Ali ELTARI*
Historia e kombit shqiptar është e madhe, është e habitshme. Prej tij dolën Zotët më të mëdhenj të njerëzimit, që vendosën drejtësinë, kur nuk ekzistonin ligjet. Nga ky komb shkëlqyen njerëzit më të shquar, që tronditën imagjinatën e njerëzve primitivë ulëritës dhe i dhanë hov zhvillimit të njerëzimit. Nga gjiri i këtij vendi e këtyre banorëve të lashtë u krijua kultura e parë botërore, që vendosi bazat e të gjitha qytetërimeve botërore në lashtësi, duke krijuar shumë identitete të më vonshme. Janë shqiptarët që krijuan figurat e mëdha e të lavdishme në të gjitha fushat e jetës; në letërsi, shkencë, në ndërtimin e rrotës së parë dhe vendosjen e saj në dobi të qytetërimit. Janë ata që krijuan shkrimin e parë, të shkruar në fletë ari, argjendi etj, që krijuan rrugët e para dhe bën shkëmbimet e mallrave me vendet e largëta, nëpërmjet rrugëve të lashta, që krijuan. Pellazgët, të parët ë shqiptarëve të sotëm, ndërtuan qytetet e para parahistorike. Ndonëse romakët shkatërruan 143 qytete në Iliri, si për ironi të fatit, ky popull i shkatërruar deri në themel prej tyre, e mbajti edhe disa shekuj me vonë atë perandori të urryer. Nga bijtë e këtij populli lindi perandoria romake e Lindjes (kujtoni Konstandin Florin, ilir), i cili vuajti pa masë nga pasardhësit e tij. Edhe perandorinë turke, ndonëse ajo e dëmtoi jo më pak se romakët, u shërbeu me devotshmëri në postet më të larta, duke i dhënë numër të pafund kryeministrash, ndonëse populli i tij mbeti i shtypur e pa atdhe. I dha Francës Napolonin dhe mjekë të shquar, por e lanë në varfëri popullin e tij. Nga të gjitha ato në shekullin 18 kur flitej për shqiptarët, se janë njerëz të shquar, por ata mund të shkëlqejnë vetëm nën vartësinë e të tjerëve. Natyrisht, këto nuk ishin aspak të vërteta. Napoleoni nuk ishte nën vartësinë e dikujt tjetër, ndonëse shkëlqimi i tij vazhdon edhe sot të jap dritë të fortë në Francë dhe më tej. Po ashtu, edhe Mehmet Ali Qypërliu, që ngriti Egjiptin nga rrënojat e së kaluarës së largët kur ndriste në kohët e Setit pellazg, të birit të tij Ramsetit II dhe të nipit. Ptolemejtë çamër, udhëheqësit e Egjiptit e rindërtuan kanalin që lidhte Mesdheun me Detin e Kuq, ndërtuan Bibliotekën më të madhe të lashtësisë, ndërtuan Farin e Madh dhe shumë e shumë të tjera, duke i dhënë hov të ri zhvillimit të kulturës botërore. Të njëjtën gjë bëri edhe Mustafa Qemal Ataturku, i cili krijoi shtetin turk, duke e shkëputur nga e kaluara për ta vënë në rrugën e zhvillimit të shpejtë. I tillë ishte edhe Vaso Pasha, që libanezët e kujtojnë si kohën më të artë të qytetërimit të tyre. Përmendëm disa emra të shquar, si Aleksandrin e Madh i Maqedonisë ilire, Pirro Burrin e Epirit, Gentin shkodran, Skënderbeun, për të mos u zgjatur në numërimin e emrave të tjerë të mëdhenj, pishtarë në fusha të ndryshme dhe shekuj me radhë. Ata tregojnë se shqiptarët nuk shkëlqejnë vetëm nën hijen e sundimtarëve të paaftë, por edhe duke krijuar shtete në vende të ndryshme.
Shembujt e më sipërm tregojnë se shqiptarët janë popull që asnjëherë nuk e kanë humbur aftësinë për t'u drejtuar edhe në kohët më të vështira dhe të mbijetojnë, duke qenë jo rrallë në krye të zhvillimeve të mëdha.
Udhëheqës që "nuk i vret ndërgjgjia për krimet e bëra"
Duhet të pranojmë se në drejtim të ngjarjeve nuk është e thënë që gjithnjë të qëndrojnë njerëzit më të zgjuar, ata që do të nxirrnin kombin nga gjendja e vështirë, por edhe njerëzit, të cilat do të nxirrnin përfitime për veten e tyre. Si të tillë mund të merret si shembull Ali Pashë Tepelena, të cilin, siç thotë një francez: "Nuk e vriste ndërgjegjja për krimet e bëra". Për fat të keq, kjo e metë iu ngjit edhe udhëheqësve të tjerë të më vonshëm shqiptar. Kështu, "pasi u krijua Qeveria e Lushnjes,- thotë një tjetër francez,- në vend që të merreshin me administrimin e shtetit të ri, për ta nxjerrë nga varfëria, merreshin me politikë". A nuk ndodhi e njëjta gjë edhe me qeverinë komuniste, e cila në vend të bashkonte të gjithë kombin për zhvillim e shpejtë të ekonomisë dhe të arrinte kombet më të përparuara, pengonte njerëzit më të zotë, madje e vrau trurin e kombit, mbasi në tërë veprimtarinë e saj vinte parullën "Politikën në plan të parë"!
Të gjitha ata ia hiqnin trurin kombit dhe e linin në duart e njerëzve me aftësi të kufizuara, duke ua trullosur mendjen me fraza boshe bombastike si " Nëse malet janë të palëvizshme, Partia i ngre njerëzit në lartësi të maleve"! Shprehje të tilla, që diskutoheshin gjerësisht në kohën e komunizmit, por që nuk vlenin, të humbitnin kohë me to e çorodisnin edhe ata inteligjentë, që kishin pesë para mend në kokë. Këto bënin që edhe truri i mbetur i kombit mpihej nga mungesa e guximit për të shpjeguar të vërtetën, apo siç shpreheshin sekretarët e partive "Ne kemi pushtetin. Do të punoni për ne, se ju shtypim". Sundimi i egër i shtetit ose më saktë i pusht-etit mund të sillte dhe solli që kombi ynë të mbetej me ekonomi dhe kulturë më të prapambeturën ndërmjet vendeve fqinjë dhe më tej. A mund t'i gjejë shqiptari kushtet për zhvillim e përparim në vendin e vet? Po sot, ç'po ndodh? Kanë kaluar thuajse njëzetë vjet "tranzicion", i cili me sa duket nuk do të përfundojë asnjëherë dhe shqiptarët do të vazhdojnë të marrin arratinë. Të mos harrojmë se ata janë pjesë e trurit të kombit. Kjo gjë ka ndodhur edhe shekuj më parë, duke dhënë ndihmesa të mëdha në kulturën dhe shkencën botërore. Kjo gjë u ka rënë në sy studiuesve të kohës, të cilët e kanë shpjeguar se nga shekujt 15- 19 nga Shqipëria janë larguar mjaftë njerëz, të shkolluar në vendet perëndimore të cilët "nuk kanë gjetur mundësi të zhvillonin aftësitë" në vendin e tyre dhe janë kthyer në vendet e shkollimit.
A mund të pranohet ky justifikim? Jo, kurrsesi! Për Doktor Myslim Selenicën Universiteti italian bëri çmos të mbetej pedagog me të ardhme të shkëlqyer dhe bëri të gjithë përpjekjet, deri edhe duke e ndaluar të fillonte punë në Shqipëri. Vepruan ashtu me shpresë se papunësia e zgjatur do ta lodhte e do ta detyronte të kthehej në Itali dhe të fillonte punë. Dhe bënë presion e vazhduan për më shumë se një vit, deri sa u bindën që ai nuk do të kthehej kurrë në Itali. Atë e mësuan nga letra e tij, që u shkruante: "Për mua ka më shumë nevojë Shqipëria ime". Vetëm pas kësaj letre ata hoqën dorë dhe Doktori i shquar, patrioti Myslim Selenica nisi punën në Shqipëri, duke dhënë ndihmesë të shquar në blegtorinë shqiptare. Edhe Profesor Salaudin Frashëri, që la detyrën si shef katedre me të ardhme të shkëlqyer në Austri dhe erdhi në Shqipëri të japë ndihmesë të pallogaritshme në zhvillimin e Shqipëria së pas lufte, por komunistët ia "shpërblyen" duke e terrorizuar në burgjet e tyre. Jo më pak ka hequr edhe patrioti tjetër i madh, shkrimtari i shquar Mitrush Kuteli dhe mjaft të tjerë
Për fat të keq, mosvrasja të ndërgjegjes për gabimet e rënda të tyre ishte bërë dukuri e zakonshme e udhëheqësve shqiptarë në të gjitha kohëve. Kështu, Enver Hoxha i zhduku të gjithë inteligjentët shqiptare (trurin e kombit), që u përgatitën në shkollat më me emër të Europës. Edhe zhvillimin e kulturës e censuroi deri në atë pikë sa ndalonte të njiheshin shkrimtarët dhe dijetarët më të mëdhenj të kombit. Duke dashur të mburrej me inteligjencën, që po krijonte sistemi i tij, vendosi në krye disa shërbëtorë, të cilët shkruanin vepra artistike që ua diktonte ai dhe i ngriti ata me propagandën e tij të atë "lartësi, që duhet të mësonte perëndimi si duhet të shkruhej". Kuptohet këta "shkrimtarë" kopjonin modelet perëndimore dhe shkruanin sipas shijeve të dirigjentit të tyre. Dhe erdhi kohë, kur dirigjenti vdiq. Sahanëlëpirësat, siç do të shprehej e shoqja e diktatorit, i kthejnë kurrizin "hyjit" të tyre dhe na dalin që "paskan qenë disidentë"! I thonë të gjitha ato vetëm se mbanin shpresë së mund të mashtronin edhe perëndimin dhe të fitonin çmimin "Nobel". Vajmedet! Kësaj radhe këtyre puthadorëve nuk u eci... Ai regjim, që mbështetej te këta njerëz pa personalitet, fuste në Shqipëri vetëm literaturën komuniste. Këta njerëz pa moral jepnin leksione në Universitet, ku tregonin se letërsia perëndimore ishte dekadente dhe se po e brente nga brenda kapitalizmin, ndonëse ata vetë, si kopjacë që ishin, i lexonin dhe zgjidhnin fraza të bukura, të cilat i paraqisnin si të tyre. Atë kohë u ndaluan edhe të shikoheshin stacionet televizive perëndimore. Dhe, ndonëse fliste për qëllimet e mbrapshta të shtetit jugosllav kundër vendit tonë, ngaqë valët e saj ishin fare afër Shqipërisë, ato shiheshin fshehtas, jo pak njerëz kishin simpati për jetën e tyre.
"Tranzicioni"
Vjen një ditë kur durimit i vjen fundi dhe njerëzit kërkojnë të ndahen nga e kaluara. Kjo vijë ndarjesh qe viti 1990, kur njerëzit e dëshpëruar futeshin në anije dhe merrnin arratinë. Ata nuk dinin ku të shkonin dhe ku do të mbyteshin. Për ta kishte rëndësi t'i shpëtonin mjerimit dhe shtypjes. Duhet të pranojmë se në atë gjendje të vështirë më shumë se kushdo e përjetuan intelektualët dhe jo pak prej tyre ishin truri i kombit. Edhe ata që mbetën revoltoheshin bulevardeve të Tiranës, se kërkonin ndryshime të shpejta në gjendjen e krijuar. Turma shpërthente dufin. Mbeturinat e diktaturës u strukën në "Bllokun" dhe e fortifikuar zonën rreth e rrotull saj me tanke. Gjendja ishte shpërthyese dhe do të merrte drejtime nga më revolucionaret. Në atë rrugë pa krye, kur toka komunistëve u dridhej nën këmbë, si në shumë raste të tilla, u hodhën kundër turmës agjentët e tyre të fshehtë, të cilët u paraqitën si armiqtë e diktaturës. Me megafona në duar dolën në krye të turmës, gjoja për të treguar qytetari europiane dhe u bënë thirrje të ndalonin gjakderdhjen. Turmat e zemëruara të njerëzve, duke mos ditur kush ishin ata, që u udhëhoqën, shkuan drejt tyre. Dhe përfundimi: rrëshqitën nga diktatura enveriane dhe ranë në diktaturën e re, po aq e egër, po aq antikombëtare, por edhe më mashtruese. Këta na formuar disa parti gjoja për ta nxjerrë vendi nga sundimi njëpartiak, në shumë partiakë. Por, për çudi, në krye të tyre ishin vendosur përsëri sekretarë dhe kuadro të Partisë së Punës së Shqipërisë. Pse nuk u formua një parti pa komunistë? Sepse të gjithë njerëzit jo komunistë, sapo fillonin të tregonin aftësi të veçanta, gjendej ndonjë shkak për të ndaluar krijimin e personalitetit të fuqishëm, mbasi në krye të çdo fushe në kohën e komunizmit duhet të ishin domosdo nga radhët e partisë. Por edhe nga Gjirokastra. Ndryshe ai person do të shpallej armik i "Pushtetit popullor" dhe nuk dihej se ku përfundonte. Është kjo arsye që asnjë antikomunist i vërtetë nuk kishte autoritetin e duhur të fitonte besimin e masave për të krijuar parti, e cila do të çonte përpara atë revoltë të fuqishme për të marrë pushtetin dhe për të krijuar shtetin, që do të vinte trurin e kombit në dobi të zhvillimit të vendit. Ishte kjo arsye përse pushtetin e morën përsëri komunistët, të cilët ulërinin që të kishin kujdes se po ktheheshin përsëri "bejlerët dhe agallarët".
Dhe po qe se do të merrni pushtetin ata do ta "rripnin përsëri" kombin (nëse ishte rrjepur populli koha kishte treguar se kush e kishte ulur në shkallën më të ulët të varfërisë, komunistët apo familjet e pasura, që kishin luftuar në shekuj për mbrojtjen e vendit dhe të popullit të tyre). Është e çuditshme, por në shekuj të ndryshëm, ky komb i ka dhënë njerëzimit mendimtarë të shquar, e megjithatë, vazhdon të nxjerrë figura të madhërishme. Kjo tregon për zgjuarsinë e veçantë të tij, por që fatkeqësisht, në kohët tona, truri i kombit, asnjëherë nuk është vënë në krye të vendit. Është kjo arsye që ka mbetur ende sot në gjendje të vështirë.
Pse vazhdojmë të jemi në gjendje të pashpresë?
Sot flitet për "zhvillim të madh" të Shqipërisë, megjithatë, nëse shikon me vëmendje gjendjen e popullit do të shohësh se ai jeton në varfëri të skajshme. Për fat të keq, ende Shqipëria ekonomikisht nuk mund të krahasohet as edhe më vendin më të varfër të Europës, mbase as të Afrikës. Kjo ndodh sepse nuk udhëheq truri i kombit, por aventurierët, njerëzit që vrapojnë sa u merret fryma pas parasë. Ata, duke qenë në drejtim edhe në kohën e komunizmit, ka fituar aftësi të kapin për fyti pusht-etin dhe e drejtojnë në atë mënyrë që të vjelin sa më shumë para të blejnë tokat e shqiptarëve për t'u bërë "elita" e saj. Por një fjalë popullore thotë: "O harbut, more burrë, me të hek shtatë lëkurë, fisnik s'bëhesh kurrë!" Për këtë "VIP-at" (kjo në gjuhën e popullit përkthehet "horrat") e kombit, sapo morën pushtetin, i ndanë tokat ashtu siç veproi komunizmi në kohën e tij. Si atëherë edhe këta, pasi i ndanë në parcela të vogla, që s'u hynte askujt në punë, nisën t'i blejnë vetë, si dhe "miqtë" e tyre për "një euro". Në këtë mënyrë, familjet e mëdha, ata që mbajtën peshën e të gjitha luftërave për liri, u shtypën dhe po shtypën edhe më egërsisht se në kohën e Enverit. Ata ishin historia e kombit. Siç tregohet, kur shkatërruan bibliotekën e familjes së bejlerëve të Vlorës, vetëm nga botimi i parë i "Historisë së Skënderbeut" të Marin Barletit u gjetën katër kopje. Por sa shumë materiale të tjera me vlera të pallogaritshme për historinë e Shqipërisë u zhduken nga ai veprim shkatërrimtar. E njëjta gjë ndodhi me djegien e shtëpisë së Vrionësve në Berat. Të tilla ndodhira mund të tregohen për të gjitha familjet e mëdha shqiptare. Me zhdukjen e tyre, për fat të keq, humbi një pjesë e rëndësishme e historisë së kombit tonë. Por dëme të mëdha ka sjellë edhe vazhdimi i mohimit të këtyre familjeve, duke i lënë në gjendje të vështirë ekonomike dhe financiare, sepse me pasuritë e tyre po majmen njerëzit pa tru (pusht-etarët). Fëmijët e pronarëve të rinj edhe shkollën e marrin me lekë, duke mos mësuar asgjë të dobishme për veten dhe për kombin, ndaj tërë "zgjuarsia e tyre" përdoret për të përfituar atë që s'u takon dhe për t'u bërë deputetë batakçinj.
Çfarë po ndodh me trurin e kombit sot?
Duhet të pranojmë që në kohën e komunizmit intelektualëve shqiptarë u shtypej truri (të mos mendonin, por të bëheshin papagall dhe të flisnin vetëm ato që thoshte "Komandanti" diktator), ndërsa prej 20 vjetësh po u shtypet stomaku, duke i lënë në mjerim të plotë e të pa aftë të mendojnë dhe të ndalojnë këtë revansh sharlatanësh komunisto- demokratik, që po e bënë Shqipërinë lëmsh e li. Intelektualët shqiptarë sot janë të kërcënuar të bëjnë më të mirën e mundshme, se mund t'i flakin nga puna dhe mbeten qyqarë në rrugë, pa mjetet më të vogla jetese. Ata duhet t'i binden verbërisht shefave të tyre edhe kur e ndjejnë se ata veprojnë në kundërshtim të interesat e kombit. Jo rrallë qeveria shqiptare bie pre edhe e presioneve dhe shantazheve të shteteve fqinje, duke ndërtuar gjoja varreza pompoze të luftëtarëve, kur në të vërtetë nuk ka as edhe një varr të tyrin në tokën shqiptare. Ndaj varrezat e të huajve mbushen me eshtra shqiptarësh. Ata punojnë për ditën kur do të pretendojnë se është toka e tyre e shkëputur padrejtësisht në kohërat e kaluara. Kështu qeveritarët veprojnë në dëm të kombit. Edhe kur ndonjë i ri patriot kundërshton veprimet e mbrapshta të qeverisë shqiptare apo të klaneve antishqiptare, kundër tyre vërsulen policët dhe gjyqtarët (qyqarët), të cilët i dënojnë me burg se mbrojti të drejtat e kombit. Me sa duket, mbas kërbaçëve ndaj qeverisë shqiptare për t'i mposhtur të realizojnë qëllimet e tyre të mbrapshta afatgjata fshihet edhe kulaçi, që ua shton pasurinë ministrave, haraçin e të cilit e paguan populli në vite... vijon
*Anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit
Last Updated on Saturday, 31 January 2009 12:52