E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët e Master-it, të hënën dita e parë e shkollës

Tiranë-Viti i ri akademik për studentët që do të ndjekin studimet Master i Nivelit të Parë, nis ditën e hënë. Lajmin e bëri të ditur Universiteti i Tiranës.

Bëhet fjalë për studentët që kanë kryer studimet e larta sipas Kartës së Bolonjës. Pas përfundimit të shkollës së lartë 3-vjeçare, këta student kanë fituar të drejtën e studimit Master që zgjat 2 vite akademike. Ndërsa ata që kanë zgjedhur në ndjekin Master në mësuesi studimet zgjasin vetëm 1 vit akademik.

Sipas UT-së, më 10 nënëtor nisin studimet Master të Nivelit të Parë në të gjitha degët si në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, të Histori-Filologjisë, Shkenca Sociale dhe Shkencat e Natyrës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit këtë vit akademik janë miratuar 77 diploma të nivelit të dytë dhe 46 mastera të nivelit të parë. Këto programe studimi kanë rreth 4110 kuota të përcaktuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›