Rama nga Kukësi: Të ulim kostot e prodhimit
Kukës-Shishtaveci i Kukësit ka qenë ndalesa e radhës e Kreut të Partisë Socialiste,Edi Rama në turin “Dialog me Shqipërinë”, ku në qendër të vëmendjes është Bujqësia dhe Zhvillimi Rural. Në bashkëbisedimin me banorët e këtij fshati, Rama foli në mungesën e tregut për produktet bujqësore të këtij fshati, të njohura në të gjithë vendin. “Nuk kemi ardhur këtu për t’ju kërkuar apo marrë votat, por jemi këtu për t’ju dëgjuar dhe për të kuptuar më mirë hallet tuaja dhe shpresat tuaja, problemet dhe ëndrrat tuaja, sepse në këtë zonë të thellë, ka shumë probleme, halle, shqetësime të përditshme”, u shpreh Rama.
Sipas tij, për sa kohë ka familje që punojnë me sakrifica, ka edhe të drejta, që jo vetëm shteti t’ua me letra, por edhe tua garantojë atë. Rama iu drejtua banorëve të Shistavecit me fjalët: “Unë jam këtu që së bashku ne të ndërtojmë një shtet, që ua njeh të drejtat në këtë zonë të vështirë në Kushtetutë dhe ligj, por mbi të gjitha ua garanton në jetën e përditshme, për të bërë të mundur që ju të mos i varrosnin patatet nga që nuk i nxirrni dot në treg, por që të jetoni me mundin tuaj duke i shitur prodhimet tuaja, jo për të mbijetuar, por për të garantuar një jetë dinjitoze, si qytetarë të Republikës së Shqipërisë.”