E Diel, 1 Nëntor 2026

Granatë shtëpisë së komshiut, 11 vjet burg 38-vjeçarit

Berat- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dënuar me 11 vjet heqje lirie 38 vjeçarin Sokol Hatia nga fshati Rërëz i Beratit. Ai u shpall fajtor me akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Burime pranë kësaj gjykate thanë se “ka përfunduar proçesi në ngarkim të shtetasit Sokol Hita, banues i fshatit Rërëz në rrethin e Beratit. Ka qënë kryetari i trupit gjykyes,  Nazmi Troka, i cili pas disa seancash në ngarkim të 38-vjeçarit e shpalli atë fajtor në lidhje me dy akuza “ vrasje e mbetur në tentatinë” dhe ‘ armbajtje pa leje”.

Të njëjtën masë dënimi mësohet se kërkoi në një seancë të mëparshme dhe përfaqësuesi i organit të akuzës, Tasim Puci. Ngjarja për të cilën akuzohet Hatia ndodhi në muajin prill të këtij viti. Pas një grindje me një bashkëfshatar ai i hodhi një granatë mbi banesë, por fatmirsisht pa shkaktuar viktima. Ndërkohë që u shkaktuan mjaft dëme materiale në banesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›