Studentët e UT jashtë auditorëve, sot në marshim për diplomat

Lajmërohet rektori dhe dekanët. Peticion me mbi 45 firma, ministrit të Arsimit
Pas më shumë se 2 javë protesta, si dhe pas "pengesave" që kanë hasur për t'u takuar me ministrin e Arsimit, Fatos Beja, studentët e Universitetit të Tiranës, kanë vendosur që sot të bojkotojnë masivisht mësimin. Studentët e disa fakulteteve kanë bërë të ditur në një njoftim për shtyp, se paraditen e sotme do të braktisin auditoret për t'u zhvendosur në një marshim të gjatë nga sheshi "Nënë Tereza" drejt Ministrisë së Arsimit. Organizatorët e protestës kanë bërë të ditur se ditën e djeshme i kanë nisur një peticion ministrit të Arsimit, Fatos Beja, së bashku me 45, nga mbi 1200 firmat e mbledhura në Universitetin e Tiranës, ku bëjnë pjesë fakulteti "Gjuhët e Huaja", "Histori Filologji", "Shkenca Sociale", "Ekonomik", etj., në lidhje me problemin e diplomave tre vjeçare, me të cilat do të pajisen studentët. Ky peticion i është dërguar gjit5hashtu për dijeni edhe Kryeministrit Sali Berisha, Komisionit për Arsimin në Kryesinë e Kuvendit Popullor. Ndërkaq, lidhur me këtë protestë që pritet të zhvillohet paraditen e sotme, studentët nuk kanë harruar të njoftojnë edhe rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, si dhe dekanët e fakulteteve përkatës. Të gjithëve u është bërë e ditur se sot nuk do të zhvillohet mësim në këto fakultete, pasi studentët do të jenë në shesh për të kërkuar të drejtën e pajisjes me një diplomë të denjë dhe të vlefshme për studimet që kanë ndjekur. Protesta është titulluar "Marshim për diplomat dhe do të fillojë në orën 11:11 pranë sheshit "Nënë Tereza", në formë marshimi do të vazhdojë në Bulevard drejt MASH-it, ku më pas do të mbahet edhe një tubim.
Peticioni drejtuar ministrit
Ne studentët e Universitetit të Tiranës, që studiojmë sipas direktivave të Deklaratës të Bolonjës iu dërgojmë këtë peticion, të cilin ia kemi bërë për dijeni instancave si më lart, duke pasur parasysh zhvillimet e javëve të fundit, përsa i përket problematikës së diplomave të sistemit tre vjeçar (Bachelor). Bazuar në Ligjin 9741, datë 21/05/2007, Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar; ne kërkojmë: Anulimin udhëzimit 26, datë 14/07/2008, të firmosur nga Ish- ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Genc Pollo, për dy arsye themelore: A- Pikat 3, 4, 5 të këtij udhëzimi marrin kompetencat që ligji në Nenin 31, pika 4 ia ka atribuuar dhe detyruar Senateve Akademike, dhe në rastin tonë, Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës. B- Pika 6 e këtij udhëzimi bie ndesh me Nenin 31 pika. 6 të Ligjit Arsimin e Lartë, ku udhëzimi tejkalon në mënyrë flagrante kompetencat dhe detyrimet ligjore. Me4 pak fjalë, studentët kërkojnë që hartimi i diplomës dhe përmbajtja e saj të bëhen nga senatet akademike, të cilat sipas tyre ligjërisht u takon një autonomi e plotë në këtë detyrë, por që ministria e Arsimit ua ka "vjedhur" me pa të drejtë. Studentët kërkojnë mbi të gjitha diploma reale dhe ekuivalente me vendet e tjera të Europës që zbatojnë sistemin e Bolonjës.
Rektorit dhe dekanëve
Grupi organizator i protestës studentore që do të mbahet ditën e premte datë, 06/02/2009, përpara Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, më ka kërkuar tiu vë në dijeni për sa vijon: Ditën e premte datë, 06/02/2009, studentët e Universitetit të Tiranës do të bojkotojnë procesin mësimor, si pjesë e protestës që do të zhvillohet po këtë ditë. Protesta do të zhvillohet në formë marshimi nga Sheshi Nënë Tereza drejt Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ku do të mbahet edhe një tubim. Protesta, e shoqëruar me bojkot në të gjithë universitetin, do të zhvillohet duke pasur parasysh shkeljet flagrante që Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë ndaj Ligjit të Arsimit të lartë, në lidhje më hartimin e formës dhe përmbajtjes së diplomës tre-vjeçare.
Email This Klikime: 37