Rritja e akcizës së naftës me 37 lekë rriti me 11 lekë çmimin e naftës në treg

Qeveria rriti taksat për të realizuar të ardhurat
Qeveria shqiptare me veprimin e ndërmarrë ditët e fundit për të ngritur çmimin e akcizës për karburantet, ku akciza për benzinën u vu me tarifë fikse 50 lekë për litër dhe nafta me 37 lekë për litër rriti në mënyrë artificiale çmimete e karburanteve duke shtrenjtuar koston e jetesës së shqiptarëve. Duke qenë se deri tani të ardhurat nga doganat kanë qenë optimale si rezultat i ngritjes së çmimeve të tyre në bursat botërore, me uljen e çmimit të karburanteve në bursë, qeveria shqiptare u ndje në pozicioni të vështirë me mbledhjen e të ardhurave. Ministria e Financave menjëherë ndërmori vendimin për ndryshimin e akcizave ku nafta nga çmimi minimal 27 lekë kalon në tarifë fikse 37 lekë dhe benzina vendoset tarifë fikse 50 lekë për litër, duke e ngritur automatikisht koston e saj për qytetarët. Sipas përllogaritjeve të bëra nga specialistët nëse llogarisim çmimin aktual të naftës në tregjet botërore do të shikojmë se tarifat aktuale të akcizës e rrisin çmimin e naftës në nivelin e 11.34 përqindëve, ndërkohë që sipas tyre niveli i benzinës shkon në 239 përqind. Nëse për naftën ishte niveli i akcizës që paguhej 27 lekë, sot me rritjen e tarifës në 37 lekë çmimi rritet automatikisht në nivelin e 11.3 përqind. Nëse llogarisim çmimin e naftës me 460 usd tonin e konvertuar në vlerë leku me dollarin amerikan në vlerën 90 lekë, çmimi i naftës për ton shkon në nivelin e 41400 lekëve. Duke përllogaritur çmimin me akcizë 41.400 x 0.75% që llogaritet 31.050 lekpër ton, çmimi për litër që duhej paguar për akcizën i bie të jetë 27.74 lekë për litër e shndërruar nga ton në litra mke densitetin e naftës 1119 litra për ton. Me llogaritjen e shpenzimeve portuale plus transporti që shkojnë rreth 3000 lekë toni plus TVSH dhe taksa e karbonit çmimi i kostos shkon në nivelin e 81.97 lekë për litër. Ndërkohë që po të përllogarisim kushtet e sotme kur tarifa e akcizës është rritur në nivelin e 37 lekëve ky çmim shkon në nivelin e 93.01 lekë për litër. Padyshim që ky çmim do të ketë pasoja drastike për konsumatorin pasi grosistët e naftës mezi presin të dyfishojnë çmimin e naftës nën justifikimin e rritjes së akcizës. Pra kemi automatikisht një rritje të çmimit në depozitën e grosistit në nivelin e 11 lekëve. Nëprmjet kësaj politike qeveria shqiptare kërkon të rrisë të ardhurat e saj të cilat kërcënoheshin seriozisht me uljen e çmimit të naftës. Duke rritur akcizën e naftës dhe të benzinës e cila në fakt ka më pak konsum në Shqipëri, shteti shqiptar krijon mundësinë e kompensimit të rënies së të ardhurave nga çmimi i ulët i naftës në tregjet botërore, por dhe nga situata e mirë energjetike e cila në kushte krize rriste nivelin e konsumit të karburanteve.
Kuvendi miratoi me 74 vota pro rritjen e akcizës
Kuvendi shqiptar ka miratuar gjatë seancës plenare të datës 3 shkurt me 74 vota pro projektligjin për akcizat. Pavarësisht debateve që u shfaqën në seancë, vetëm 36 deputetë votuan kundër këtij projektligji. Ndryshimet në këtë ligj prekin gazoilin, për të cilin masa e akcizës, nga akcizë ad-valorem prej 75%, por me kufizim jo më shumë se 37 lekë për litër dhe jo më pak se 27 lekë për litër, bëhet akcizë specifike, vetëm 37 lekë për litër. Me çmimet ekzistuese në tregun botëror të karburanteve impakti në buxhet, nga rishikimi i masës së akcizës, për vitin 2009 përllogaritet të jetë rreth 1.5 miliard lekë. E njëjta situatë shfaqet edhe për benzinën, akciza e të cilës shkon jo më pak se 37 lekë dhe jo më shumë se 50 lekë për litër.
Grosistët paralajmërojnë rritjen e çmimit
Grosistët bënë të ditur se kjo masë do të reflektohet në tregun me pakicë duke sjellë çmime më të larta për konsumatorët shqiptarë. Ligji i mëparshëm i detyronte tregtarët që të paguanin një normë akcize të barabartë me 75 për qind të çmimit deri në doganë, por me kusht që vlera të mos ishte më e vogël se 27 lekë për litër dhe më e madhe se 37 lekë për litër. Shkak për ndryshimin e ligjit për akcizën ka qenë ulja drastike e çmimit të naftës në bursa e cila ka bërë që vlera reale e akcizës që paguajnë tani tregtarët të jetë kufiri i poshtëm ai 27 lekë për litër ,duke sjellë një tkurrje të të ardhurave në buxhet. Vendimi i fundit fikson akcizën në vlerën më të lartë për lëndët djegëse, duke ndalur në këtë mënyrë rënien e mëtejshme të çmimit të karburanteve. Importuesit e shohin këtë masë të qeverisë, si një shenjë barazie në treg, por çdo politikë e qeverisë për të rritur kostot në logjikën e biznesit përkthehet në rritje çmimi, thanë përfaqësuesit e shoqatës së hidrokarbureve.
Email This Klikime: 34