Pas shumë vitesh Genoa kryeson kampionatin italian
Nuk mbahet mend që kur Genoa kryesonte kampionatin italian të futbollit. Në këtë moment në Itali tifozët e kësaj skuadre nuk u besojnë syve që ekipi i tyre është i pari në listë i ndjekur nga skuadrat më të mira të serisë A. Pas Genoas vijnë në vend të dytë e të tretë Juventus e Sampdoria. Në ndeshjen që ka mbyllur javën e tretë të Kampionatit, Genoa ka mundur thellë Napolin 4-1, duke treguar gjithë aftësinë e saj. Pasi pëson në fundin e pjesës së parë Genoa e gjen barazimin në të 51-in me 11-metërsh. Goli i dytë vjen nga e djathta e fortë e Mesto. Hernan Crespo ka mbyllur hesapet me golin e tretë ndërsa Kharja me një tjetër 11-metërsh ka çuar rezultatin në 4-1. Në pasditen e djeshme Sampdoria ka fituar minimalisht 1-0 me Atalantan në fushën e kësaj të fundit por kjo mjafton për të marrë tre pikët, të cilat u shoqëruan edhe me lojë të fortë. Ka marrë pikët e para në renditje edhe Roma duke festuar kështu edhe debutimin e trainerit të ri Claudi Ranbieri. 2-1 fitorja në Siena me dy gola që erdhën nga mbrojtësit e skuadrës Mexes dhe John Arne Riise. Protagonist të kësaj ndeshjeje kanë sjellë në vëmendje edhe një herë problemin e gjykimit të arbitrave me 2 standarte: ndëshkime për futbollistët e rinj dhe tolerim të sjelljes së veteranëve.
Kampionati Italian sapo ka filluar por duket se janë konturuar dy pretendentët kryesorë për titullin kampion. Juve është skuadra që do t’ia bëjë jetën të vështirë Interit në përpjekjen për të, mbrojtur trofeun që në Itali e quajnë scudetto.
Kampionati Italian sapo ka filluar por duket se janë konturuar dy pretendentët kryesorë për titullin kampion. Juve është skuadra që do t’ia bëjë jetën të vështirë Interit në përpjekjen për të, mbrojtur trofeun që në Itali e quajnë scudetto.