E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Vlorës, vijojnë grevën për diplomat

Studentët e degës së drejtësisë së universitetit "Ismail Qemali" kanë hyrë sot në ditën e tretë të grevës së urisë. Shtatëmbëdhjtë studentë, 5 prej të cilëve i janë shtuar sot grevës, kanë hyrë në grevë urie pasi sipas tyre diplomat që u janë dhënë nuk përmbajnë titullin "Jurist" dhe nuk janë të vlefshme për tregun e punës.
Deri tani, asnjë nga autoritetet e larta të arsimit nuk ka shkuar të vizitojë grevistës.
Studentët kanë deklaruar se nuk do të dalin nga greva e urisë deri në momentin që Ministria e Arsimit t'u dorëzojë diplomat e reja me titullin "Jurist". Grevës pritet t'i shtohen studentë të tjerë gjatë ditës së sotme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›