MSH, pacientët të denoncojnë rastet abuzive
30/09/2009 Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në spitale
Kontrolle të veçanta për zbatueshmërinë e profesionit
Qytetarët dhe pacientët shqiptarë duhet të kontribuojnë në denoncimin e të gjitha rasteve abuzive me të cilat përballen në institucionet shëndetësore kur paraqiten për të marrë shërbimin shëndetësor. Burimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë kanë dënuar aktin e tre mjekëve dhe dy infermiereve të maternitetit “Koço Glozheni”, nën akuzë për korrupsion, teksa ky institucion ka premtuar se do të gjendet në krah të gjithë pacientëve që kanë kurajën qytetare për të denoncuar fenomene të korrupsionit në sistemin tonë shëndetësor. “Duke respektuar pavarësinë e organeve gjyqësore në një hetim të sapofilluar dhe duke dashur të jetë kontribuuese dhe jo gjyqtare në këtë proces, MSH, shpreh dhe një herë vendosmërinë dhe vullnetin e saj të palëkundur për të çuar deri në fund reformat në gjithë sistemin tonë shëndetësor, plagë e të cilit është dhe korrupsioni dhe mitmarrja e bluzave te bardha. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje jo pak e rëndë, kërkojmë dhe një herë mbështetjen e të gjithë faktorëve. Dhe përfitojmë nga rasti t’u drejtohemi dhe një herë qytetareve të këtij vendi që të mos bëhen palë e një fenomeni kaq të dënueshëm siç është mitmarrja”, - pohohet nga MSH. Në platformën e shpallur për reformimin e shëndetësisë është kërkuar tolerancë zero ndaj fenomeneve të tilla.