Marrëveshje dypalëshe në fushën e punësimit me Kosovën
30/09/2009 Ministria e Punës
Bashkëpunimi në fushën e punësimit ndërmjet vendit tonë dhe Kosovës pritet të finalizohet së shpejti me nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe ndërmjet dy vendeve. Për këtë ministri i Punës, Spiro Ksera, priti në një takim zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, zotin Gjergj Dedaj. Në qendër të këtij takimi ishte shtrirja dhe konsolidimi i bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy institucioneve homologe në fusha të tilla si: punësimi, formimi profesional, mbrojtja sociale etj. Ministri Ksera garantoi se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të shtrihet edhe në fusha të tjera përveç atij të formimit profesional, filluar dy vjet më parë, dhe nga ky projekt do të përfitojnë jo vetëm institucionet dhe qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë, por në radhë të parë shtetasit e të dy vendeve. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se bashkëpunimi i vendeve të rajonit në të gjitha fushat do t’i shërbejë jo vetëm paqes dhe stabilitetit në rajon, por edhe zhvillimit dhe integrimit të përbashkët të këtyre vendeve në familjen evropiane. Për konkretizimin e kësaj marrëveshje Dedaj ftoi zyrtarisht kreun e Ministrisë së Punës për një vizitë zyrtare në Kosovë, e cila do të zhvillohet së shpejti.