Studentët e gazetarisë protestojnë për DN1 para MASH-it
Modeli i ri i diplomës për studentët që kanë përfunduar nivelin e parë të studimeve sipas Bolonjës, përveç gafave në përmbajtje ka edhe gabime ortografike. Studentët deklarojnë se ky dokument cënon studimet 3- vjecare, duke u mohuar të drejtën e titullit në përfundim të tyre si dhe deklarimin e fakultetit që kanë përfunduar.Po ashtu, të rinjtë analizojnë se, formati i kësaj diplome është plot pasaktësi dhe gabime. Një grup studentët nga fakulteti i gazetarisë, kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për modelin e ri të diplomës, ndërkohë që sqarojnë se ajo nuk ka asnjë lidhje me simotrat e saj europiane. Në një krahasim pamor të një diplome të Bolonjës në përfundim të studimeve të nivelit të parë që u lëshohet studentëve europian dhe modelit të ri që ka hartuar MASH, ka ndryshime thelbësore. Diploma europiane nuk përmban as stemën e republikës dhe as atë të Ministrisë së Arsimit, sikundër në diplomën shqiptare. Po ashtu, simotra europiane përcakton edhe fakultetin dhe titullin që merr studenti në përfundim të këtij cikli studimesh.