LSI-ja,nis paraqitjen e programit për zgjedhjet

Lëvizja Socialiste për Integrim nis procesin e paraqitjen e programit për zgjedhjet e vitit 2009. Ky fakt është bërë i ditur nga kreu i komitetit drejtues kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto, sipas të cilit në thelb të programit të LSI-së është punësimi, lufta kundër varfërisë dhe garantimi i jetës së qytetarit. Lëvizja Socialiste për Integrim do të organizojë 30 konferenca në të gjithë vendin në të cilat do të shpalosë programin e saj. Konferenca e parë është në Tiranë me 27 janar.