E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon te lahet, mbytet ne liqen 13-vjecari

TIRANE - Shkon te lahet, gjen vdekjen i mituri. Policia e Tiranes tha gjates se djeshme se, ne liqenin e Tapizes ka gjetur vdekjen Ledion Xhixha, 13 vjec. Sipas policise se kryeqytetit i mituri, se bashku me disa shoke te tij kishte shkuar qe te lahej ne liqen. Por gjate kohes qe ata laheshin, Xhixha ka humbur nen uje. Shoket me te cilet ai kishte shkuar ne liqen, kane bere te mundur qe ta nxirrnin ate nga thellesia dhe te njoftonin te afermit. Keta te fundit me nje makine e kane nisur urgjentisht ne drejtim te spitalit. Por duke pare gjendjen e rende te 13-vjecarit, ata kane ndaluar ne Qendren Shendetesore ne Kamze. Dhe pse i eshte dhene ndihma e pare, ai nuk ka mundur te mbijetoje. Nderkohe qe bluzat e bardha kane njoftuar policine. Me nisjen e hetimeve, policia ka mundur te zbardhe dhe shkaqet e kesaj vdekjeje. Kane qene shoket e te miturit qe kane zbardhur shkaqet. Ata kane thene se, gjate kohes qe Xhixha po lahej eshte mbytur dhe me pas, nuk ka mundur te mbijetoje. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›