E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët, konferencë me 30 tema për turizmin

Sarandë

Një konferencë studentore me temë turizmin ka nisur dje në mjediset e filialit universitar të Sarandës, me pjesëmarrje edhe nga Universiteti Europian i Turizmit në Tiranë. Organizatorë të këtij takimi kanë qenë këshilli studentor i filialit të Sarandës dhe Fakulteti Ekonomik në Tiranë. Kreu i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, ka falënderuar organizatorët që zgjodhën Sarandën për mbajtjen e kësaj konference, e cila është vlerësuar për analizën shkencore që u ka bërë zhvillimeve turistike. Gjatë punimeve të tij u referuan 30 tema, të organizuara në katër seksione. Temat e referuara trajtonin mënyrën e administrimit të resurseve turistike, opsione për zhvillimin e turizmit kulturor, atij malor etj. Ato do të shohin dritën e botimit në një libër, një pjesë e tirazhit të të cilit do të vihet në dispozicion të studentëve të filialit universitar të Sarandës. Në konferencë u ndanë edhe certifikatat e pjesëmarrjes, ndërkohë që përmes një ceremonie speciale të organizuar mbrëmjen e së shtunës në Lëkurës, janë vlerësuar me çmime kumtesat më cilësore.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›