Paqe në “San Siro”, Milani dhe Reali ndajnë nga një pikë &nb
Në një ndeshje spektakolare dhe plot emocione, janë madrilenët ata që kalojnë të parët në epërsi në minutën e 29-të me anë të Karim Benzema. Gjithçka nisi nga këmbët e ish-yllit të Milanit, Kaka. Pas një pasimi të marrë në mesfushë, braziliani shmangu Sedorfin dhe gjuajti nga hyrja e zonës. Topi i rgushtuar nga Dida shkon në këmbët e sulmuesit francez, që e shtyn në rrjetë.
Por avantazhi i “Galaktikëve” ka zgjatur vetëm gjashtë minuta, pasi Ronaldinjo barazoi gjithçka në të 35-tën. Sulmuesi brazilian shndërroi në gol një penallti të shkaktuar nga Pepe, i cili preku me dorë topin e nisur nga Zambrota.
Kështu, të dy ekipet ndajnë nga një pikë (shkojnë në shtatë) dhe duhen pritur ndeshjet e fundit në grup për të përcaktuar skuadrat që do të kualifikohen. Pas dyshes së të mëdhenjve vjen Olimpik Marseja, që pas fitores së djeshme 6-1 në shtëpi përballë Zyrihut, shkon në kuotën e gjashtë pikëve, një më pak se Reali dhe Milani.
Pas tri javësh, Milani do të presë në “San Siro” Marsejën, kurse Reali do të luajë në shtëpi kundër Zyrihut, që duket se i ka thënë lamtumirë mundësive për t’u renditur të paktën në vendin e tretë.
Milan 1 – 1 Real Madrid (Ronaldinjo 35’ (p) / Benzema 29’)
Milan (4-2-1-3): Dida 7; Oddo 6,5, Nesta 6, Thiago Silva 7, Zambrotta 6,5; Ambrosini 7,5, Pirlo 7; Seedorf 7; Pato 7,5, Borriello 6 (33'pd Inzaghi), Ronaldinho 6,5. (Roma, Kaladze, Abate, Flamini, Gattuso, Huntelaar).
Trajner: Leonardo
Real Madrid (4-2-2-2): Casillas 6; Sergio Ramos 6, Pepe 6, Albiol 5, Arbeloa 4,5; L. Diarra 6, Xabi Alonso 5,5; Kakà 6,5, Marcelo 5,5; Higuain 5,5 (28'pd Raul 6), Benzema 6,5 (38'pd Van Nistelrooy). (Dudek, Gago, M.Diarra, Granero, Van der Vaart). Trajner: M. Pellegrini
Gjyqtar: F. Brych (Gjermani)
Kartonë të verdhë: Pato (M), Marcelo (RM), Arbeloa (RM), Pepe (RM)