Studentët prishin konsensusin PD-PS
10/02/2009 Debate në Komisionin parlamentar të Ligjeve për listat e zgjedhësve
Rusmali: Kandidatët për deputetë i caktojnë Berisha dhe Rama
Opozita në Komisionin parlamentar të Ligjeve bojkotoi procesin e votimit në parim të projektligjit “Për gjendjen civile”, pas kontestimit që ajo pati për nenin 14 të tij. Sipas tij, studentët janë të detyruar që për periudhën kur janë në shkollë të regjistrohen nëpërmjet institucioneve arsimore në regjistrat themeltarë të njësive ku kryejnë studimet dhe rrjedhimisht do të votojnë në këto njësi vendore. Sipas deputetëve të saj, ky nen vë në rrezik procesin zgjedhor të ardhshëm, pasi bie në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, Kushtetutën dhe Kodin Civil. Ndonëse deputetët e PS-së vlerësuan paraqitjen e projektligjit në kuadër të reformimit të sistemit të gjendjes civile, sugjeruan konsultime për këtë nen. Dyshimet mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës lidhur me vullnetin e palëve për të miratuar një ligj të tillë ka shkaktuar debate dhe tone të larta në mbledhjen e djeshme të komisionit.
Opozita
Relatori i projektit, deputeti i PS-së Blendi Klosi, e ka vënë theksin gjatë prezantimit të vërejtjeve të tij pikërisht në nenin 14, duke sjellë në vëmendjen e kolegëve deputetë argumentin politik dhe atë ligjor. “Gjatë procesit të hartimit të Kodit Zgjedhor një nga debatet kryesore për regjistrimin e zgjedhësve ka qenë lidhur me votimin e studentëve. Përfundimisht u pranua se studentët do të votojnë në vendbanimet e tyre, pra aty ku ata kanë shtëpitë dhe jo aty ku kryejnë studimet, pra ku janë me vendqëndrim. Neni 14 i projektit në mënyrën se si është shkruar e cenon drejtpërdrejtë këtë konsensus, pasi sipas tij studentët janë të detyruar që për periudhën kur janë në shkollë të votojnë në vendqëndrimin dhe jo aty ku kanë vendbanimin e përhershëm”, - theksoi Klosi. Për sa i takon argumentit ligjor ai tha se projektligji bie ndesh me Kushtetutën dhe Kodin Civil. Neni 38/1 i Kushtetutës thotë se “kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin…”, ndërsa në nenin 14 të projektit ndryshimi i vendbanimit të një kategorie të caktuar shtetasish (student, ushtarë, të burgosur, të sëmurë etj.) bëhet me detyrim dhe pa pëlqimin as të shtetasit dhe as të njësisë vendore përkatëse. Për këtë arsye, ai sugjeroi rishikimin dhe diskutimin e këtij neni. Ndërsa mazhoranca ka sqaruar se qëllimi i palëve është i përbashkët, por argumentet janë të ndryshme. “Ne duhet ta çlirojmë nga ngarkesa politike këtë diskutim dhe të përpiqemi të gjejmë gjuhën e përbashkët. Xho Koker dikur ka kënduar: «Aty ku kam kapelën, aty kam vendbanimin tim.» Ndërsa Klosi thotë se «vendbanimi im është aty ku vë kapelën baba im»”, - tha kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti i PD-së Ilir Rusmali.
Paralajmërimi
Relatori Klosi ka paralajmëruar mospjesëmarrjen në procesin e votimit të projektit, nëse nuk ndryshon neni 14. Ai kërkoi që kjo të bëhej para votimit në parim të projektligjit. “Nëse neni 14 nuk ndryshon, opozita në bllok është kundër këtij projekti, i cili hedh në erë gjithë përgatitjet zgjedhore të 2009-s”, - tha Klosi. Por ky lloj ultimatumi është përkthyer nga mazhoranca si mungesë vullneti e opozitës. “Pozicionimi i ri mos vallë na jep mundësi të dyshojmë te vullneti juaj? «O votoni ç’duam ne, ose ikim», është njësoj si të dënosh me vdekje çdo tentativë kompromisi”, - theksoi Rusmali. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialist Bashkim Fino, i cili e cilësoi këtë ndërhyrje të deputetit Rusmali një provokim për opozitën.
Armand Teliti
“Ndryshimi kryesor dhe njëkohësisht parimor i këtij projekti është kalimi nga një regjistër i gjendjes civile në letër te një regjistër elektronik. Së dyti, janë ndryshuar procedurat për sa i takon regjistrimit të lindjeve, ku koha brenda së cilës një prind duhet të deklarojë një lindje është 45 deri 60 ditë, si dhe shpërblimi me 5 mijë lekë për ata që respektojnë këtë afat ligjor. Sistemi i shërbimit të gjendjes civile është një tjetër ndryshim.”