ALUIZNI “kap” abuzime me vjeljen e të ardhurave
10/02/2009 Program me bankat për mbikëqyrjen e shmangieve nga detyrimet financiare
Askush nuk ka mundësi t’i shpëtojë detyrimeve financiare për objektet pa leje. Në situatën kur ka nisur procesi i pagesave për tarifën e shërbimit, taksën e ndikimit në infrastrukturë, apo penalitete dhe sanksione për ndërtimet e paligjshme që janë përfshirë në procesin e legalizimit, Agjencia e Legalizimeve është duke mbikëqyrur procesin e arkëtimit, që ka sjellë deri tani mbi 600 milionë lekë në arkën e këtij institucioni. Kjo do të bëhet në bashkëpunim me aktorët e sistemit bankar.
Programi
Në kryeqytet zbatimi i procedurave për legalizimin e shtesave informale në ndërtimet me leje, ka vijuar me arkëtimin e të ardhurave nga këto tarifa dhe taksa. Sipas specialistëve të kësaj agjencie, treguesit statistikorë të kohëve të fundit dëshmojnë për një rritje të ndjeshme të të ardhurave financiare nga procesi i legalizimeve. “ALUIZNI-i në bashkëpunim me sistemin bankar do të aplikojë një program kompjuterik të avancuar, për monitorimin e rreptë të procesit të vjeljes së të ardhurave, përpunimin e shpejtë të informacionit të gjeneruar, si dhe parandalimin e rasteve të shmangies nga detyrimet financiare të parashikuara në kuadrin ligjor”, - thanë burime të këtij institucioni. Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t në qarqe kanë nisur menjëherë punën për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë, duke njoftuar qytetarët përfitues për likuidimin e çmimit të parcelës ndërtimore.
Të ardhurat
Lista emërore e subjekteve që kanë shlyer detyrimet, si dhe tregues të tjerë teknikë mbi sipërfaqet e ndërtimit, ndryshimet e bëra është bërë publike periodikisht nga Agjencia e Legalizimeve. Ekspertët nënvizojnë një tjetër faktor të rëndësishëm që ka ndikuar në këtë rritje. “Kjo lidhet me gatishmërinë e qytetarëve për t’ju përgjigjur në kohë detyrimeve financiare dhe administrative të procesit të legalizimeve. Masat e marra nga ALUIZNI për implementimin e skemës financiare të procesit po garantojnë vjeljen dhe administrimin e të ardhurave, sipas objektivave të programuar”, - theksojnë specialistët e legalizimeve. Qytetarët mund të kryejnë me lehtësi pagesat sipas tarifave përkatëse jo vetëm në pikat e Postës Shqiptare, por edhe në bankat e nivelit të dytë në vend, gjë që ka mundësuar ngritjen e një rrjeti të dendur pikash pagese.
Kompensimi
Fondi i paguar për tokën kalon në 80 për qind për ish-pronarin e truallit dhe 20 për qind për urbanizimin e zonës. Paralelisht me këtë situatë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave bën dhe kompensimin e të zotëve të tokës. Ky kompensim bëhet me çmimin e tregut, i cili llogaritet sipas metodikës së posaçme që ka miratuar disa vite më parë Qeveria. Tashmë 163 pronarë janë në listë për të përfituar kompensimin nga fondi i legalizimeve.