E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët shqiptarë, përçues të njohurive mbi BE

Shkurt

Zhvillimi i Lidershipit mbi Europën Juglindore dhe Bashkimin Europian është një projekt i cili synon dhënien e njohurive mbi BE dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet saj dhe Europës Juglindore. E pranishme në konferencën “Sfidat e marrjes së statusit të vendit kandidat në BE”, zhvilluar në Universitetin Europian, Enkela Suti, një prej katër studentëve shqiptarë të përzgjedhur nga LDP, referoi për projektin e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Ajo, ashtu si 30 studentët pjesëmarrës në këtë program, të cilët janë nga Maqedonia, Serbia dhe Rumania, u angazhua intensivisht në grupe të ndryshme multi-kulturore, për të punuar mbi zbatimin e një projekti të përbashkët në disa nga vendet e Europës Juglindore. Suti tha se Projekti i Shqipërisë ka konsistuar në përgatitjen dhe publikimin e një broshure mbi “Sfidat e marrjes së statusit të vendit kandidat në BE”, duke dhënë një perspektivë rajonale nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Rumania.

Duke e vlerësuar si të suksesshëm punën e studentëve shqiptarë, Prof. Judy Batt, drejtuese e programit LDP, tha se: “është kënaqësi të punosh me studentët e përzgjedhur nga LDP, të cilët kanë treguar vitalitet, ide dhe angazhim, duke bërë të mundur zbatimin me sukses të projektit”.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›