PE kundër centralit bërthamor në Shqipëri
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Duhet të investoni në forma të tjera energjie përveç asaj bërthamore. Shqipëria ka shumë erë, diell dhe ujë dhe energjia bërthamore, si e vetmja alternativë, nuk mjafton, duhet bërë instalimi i furnizuesve energjetikë”
Parlamenti Evropian shprehet kundër përdorimit të energjisë bërthamore në vendit tonë. Gjatë takimit ndërparlamentar të zhvilluar në Bruksel, shefja e delegacionit për Evropën Juglindore të Parlamentit Evropian, Doris Pak, ka pohuar se vendi ynë ka shumë alternativa të tjera të prodhimit të energjisë, para se të shkojë tek ajo bërthamore. Sipas Pak, përdorimi i energjisë bërthamore do shumë kohë, ndërkohë që burime të tjera mund të jenë më të shpejta. Parlamentarët evropianë kanë kërkuar gjithashtu që Shqipëria të marrë sa më shpejt masa për energjinë për të evituar problemet e vitit të kaluar. Madje, sipas tyre, moti jo shumë i ftohtë, evitoi rëndimin e situatës.
Kërkesa
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga qeveria shqiptare të marrë masa për mospërsëritjen e problemeve me energjinë elektrike gjatë dimrit të ardhshëm. Eurodeputetët deklarojnë se problemi energjetik mund të shkaktojë krizë ekonomike dhe politike. Sipas tyre, pa funksionim normal të energjisë, çdo gjë është në pikëpyetje dhe çdo aktivitet i përditshëm ka probleme. “Ju keni qenë me fat vitin e fundit, pasi ai ishte i ngrohtë, por dimri i ardhshëm mund të jetë i ftohtë dhe kjo mund të çojë në kolaps të sistemit tuaj energjetik, mund të shkaktojë një krizë politike, ekonomike dhe shoqërore”, - tha njëri prej eurodeputetëve. Sipas tij, nevojitet një rrjet që të funksionojë më mirë se ai i tanishmi. Duhen modernizuar instalimet ekzistuese dhe duhet vendosur një sistem pagese realist, pasi konsumatorët që përdorin energjinë duhet të paguajnë për të. Ndërsa deputetja Doris Pak shprehu dyshime për projektet e shpallura të Qeverisë për energjinë bërthamore. “Duhet të investoni në forma të tjera energjie përveç asaj bërthmore. Shqipëria ka shumë erë, diell dhe ujë dhe energjia bërthamore, si e vetmja alternativë, nuk mjafton, duhet bërë instalimi i furnizuesve energjetikë. Energjia bërthamore është një alternativë, por ajo kërkon kohë dhe duhen gjetur alernativa me rezultate më të shpejta”, - ka theksuar eurodeputetja Pak. Nëse për ekonominë qeveria dhe opozita, lidhur me korrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar janë dashur kundërshtime nga Ermelinda Meksi dhe Ilir Meta për konkluzionet e takimit. Ata e kanë konsideruar Pak si të njëanshme dhe në favor të mazhorancës.
Energjia bërthamore
Pak muaj më parë kryeministri Sali Berisha hodhi idenë e ngritjes së një centrali bërthamor. Ai e theksoi këtë ide një muaj më parë në Forumin e Krans Montanës të zhvilluar në Tiranë. Gjatë punimeve të forumit ai tha se sektori energjetik mbetet prioritet i Qeverisë, e cila është e interesuar edhe për prodhimin e energjisë nga centralet nukleare. Duke theksuar interesin e kompanive të huaja për të ndërtuar TEC-e me një teknologji të lartë, kryeministri Berisha u shpreh se Qeveria është e hapur edhe për ato bërthamore. “Ne po shikojmë dhe duam të bashkëpunojmë me agjenci atomike nukleare me seli në Vjenë dhe po përgatisim kuadrin ligjor për këtë gjë. Sapo kuadri ligjor të jetë gati, ne do të fillojmë negociatat me vendet fqinje, me Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi, duke u përpjekur të hartojmë një projekt të përbashkët, sepse mendojmë se ky do të ishte burimi më i qëndrueshëm i energjisë”, - tha kryeministri Berisha.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008