E Diel, 1 Nëntor 2026

Studim, në 5 vjet Toka humbi 1 milion km2 pyje

ROMë- Në pesë vjet, nga viti 2000 deri në vitin 2005, Toka ka humbur tre për qind të pyjeve të saj, barabartë me një sipërfaqe prej 1 milion kilometra katrorë, tre herë më e madhe se sa sipërfaqja e Italisë, sipas një studimi bazuar në imazhe satelitore dhe publikuar nga revista "Pnas".

Studiuesit e Universitetit të Dakotës së Jugut dhe ata të Sirakuzës kanë ekzaminuar imazhet e disa satelitëve gjatë periudhës në fjalë, duke ngritur një sistem matematikor që lejon kapjen e ndryshimeve në sipërfaqen e pyjeve.
Sipas studimit, në të gjithë planetin tonë, zonat e mbuluara nga pyjet janë pakësuar me 1 milion e 11 mijë kilometra katrorë. Në nivele kombëtare, në krye të listës qëndron Brazili, që ka humbur 165 mijë kilometra katrorë, ndjekur nga Kanadaja me 160 mijë kilometra. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në vendin e katërt të këtij klasifikimi, por janë i vetmi vend që ka humbur sipërfaqen më të madhe të pyjeve me 6 për qind.
Në nivel kontinental Amerika e Veriut është ajo që ka pësuar humbjen më të madhe, ndjekur nga Azia dhe Amerika e Jugut. Evropa është e parafundit, ndjekur nga Oqeania. Evropa ka humbur 2.8 për qind të sipërfaqes pyjore, barabartë me 86 mijë kilometra katrorë.
"Rezultatet tona konfirmojnë se në të gjithë planetin po humben sasi të mëdha pyjesh, por duhet thënë se me metodën që kemi ndjekur nuk mund të përcaktojmë sasinë e humbur për shkaqe natyrore dhe ato njerëzore", shkruajnë autorët e studimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›