E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, efektet e krizes ne jeten e emigrantëve

ATHINE- Efektet e krizës bëhen më konkrete dhe tek vetë qytetarët që jetojnë në Greqi. “Në dyqanet e shumta dhe në restorante, kur para disa muajsh blinin me karroca, tani blejnë vetëm gjërat e domosdoshme”- tregon Robert Goro, gazetari i BBC-së në një prononcim telefonik nga Athina për NEW24.

Në përgjithësi- thotë ai- ka një ulje të xhiros rreth 50 % në të gjitha njësitë tregtare greke. Kjo pritet të rritet më shumë nëse bëhen realitet kërkesat që KE kërkon ti implementojë qeveria greke duke hequr pagesat shtesë, që qytetarët marrin për pushime verore dhe për Krishtlindje.

„Kriza ka ndikuar dhe në jetën e përditshme të emigrantët shqiptarë, të cilët kanë humbur punën, apo punojnë me orar të reduktuar”.- vazhdon Robert Goro, korrespondet i BBC.

Analistët theksojnë se e gjitha tashmë mund të kthehet në një efekt dominoje që mund të prekë dhe vendet e tjera të eurozonës.

Një analist thotë se rezultantja e gjithë këtyre rënieve negative do të jetë një rinegocim i borxhit të Greqisë që nuk është thjeshtë vecse falimentim dhe nëse Greqia do të falimentonte sipas agjencisë së vlerësimit Standard & Poor's, falimentimi do të sillte humbje reth 200 miliardë euro për poseduesit e aksioneve greke.
Problemi nuk është më grek apo portugez por që prek të gjithë zonën e euros, kjo është dhe arsyeja që vendet e eurozonës po përpiqen që të kalojnë këtë situatë me sa më pak dhimbje.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›