E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon puna për plotësimin e pyetsorit të KE-së

Për këtë arsye për gjatë këtyre ditëve është mbledhur Komiteti i Koordinimit Ndërinstitucional për Integrimin Evropian, ku janë dhanë udhëzime të mëtejshme në lidhje me procesin e plotësimit të Pyetësorit. Ministria e Integrimit bën me dije se të gjithë grupet ndërinstitucionale të punës dhe ministritë/ institucionet e përfshira në proces kanë marrë pjesët përkatëse të Pyetësorit, ndërkohë që është kryer analiza e pyetjeve nga Ministria e Integrimit. Analiza konsiston në ndarjen (zbërthimin) e çdo pyetjeje në nënpyetje dhe përcaktimin e ministrisë/ institucionit që duhet të përgjigjet për hartimin e përgjigjes për çdo nënpyetje. Pyetjet e analizuara u janë dërguar grupeve ndërinstitucionale të punës.“Të gjitha grupet ndërinstitucionale në bashkëpunim me ministritë/ institucionet e përfshira në proces janë duke përcaktuar personat përgjegjës për hartimin e çdo pyetjeje/ nënpyetjeje të cilët do të regjistrohen si përdorues në portalin e administrimit elektronik të procesit dhe përgjigjeve”, thuhet në njoftimin për shtyp.  Kjo ministri thekson gjithashtu se është krijuar infrastruktura e nevojshme për përkthimin e përgjigjeve të Pyetësorit të Komisionit Evropian, e cila përfshin rrjetin kompjuterik dhe programet profesionale të përkthimit, etj.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›