Vdes një i dënuar në burgun e Peqinit
Bëhet fjalë për shtetasin, Arben Ruka, 38-vjeç, i cili ka humbur jetën në moment. Teksa po luante fubtoll me burgosur të tjerë, Ruka ka rënë pa ndjenja, duke ndërruar jetë.Dyshohet se 39-vjeçari ka humbur jetën nga një atak kardiak në zemër, çka i ka dhënë goditjen fatale. Gjithsesi, mjekët do të zhvillojnë autopsinë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij. Burri ishte i dënuar me shtatë vite burg për konsumimin e veprës penale të shitjes së lëndëve narkptike.