Studimet, degët që do na kushtojnë më shtrenjtë
Maturantët që duan të vazhdojnë studimet në një nga degët e ofruara në sistemin part-time, veç preferencave duhet të marrin në konsideratë edhe tarifat për të paguar ciklet e studimit.
Më shtrenjtë se çdo vit tjetër duhet të paguajnë edhe ata studentë të cilët e kanë mbaruar një fakultet, por nuk janë të kënaqur dhe kështu duan të ndjekin studimet edhe në një degë tjetër, të njohura ndryshe si programe të dyta.
Pas mbylljes së fazës së fundit të aplikimeve për sistemin me kohë të plotë, e vetmja zgjidhje që u mbetet maturantëve që nuk janë shpallur fitues në ndonjë degë këtë vit, është aplikimi për të ndjekur studimet me korrespondencë, part-time, apo në ciklin e studimeve në distancë. Pak kohë më parë, Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimet e universiteteve në vend për kuotat dhe tarifat e shkollimit për studimet me kohë të pjesshme.
Ndërkohë që një udhëzim i Ministrisë së Arsimit ka nisur nga zbatimi në sekretaritë e fakulteteve. Aplikimet, dorëzimi i dokumentacionit për studimet me kohë të pjesshme ka nisur dhe ato përfundojnë në datën 8 dhjetor, në orën 16:00.
Sipas udhëzimit, fituesit do të shpallen në datën 14 dhjetor. "Fakultetet të afishojnë listat e fituesve në vende të dukshme", thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë që studentët që jetojnë në familje me të ardhura të ulëta apo mesatare, duhet të shqyrtojnë edhe një herë tarifat e vendosura.
Sistemi i
korrespondencës
Studimet më të shtrenjta në sistemin me kohë të pjesshme do të jenë në Universitetin Politeknik, konkretisht në degën e Inxhinierisë Mekanike, edukim në distancë. Tarifa për një kredit është 1800 lekë, që do të thotë se një vit në këtë degë paguhet mbi 1 milion lekë të vjetra dhe për tre vjet 324 mijë lekë të reja. Po ashtu studimet trevjeçare në një nga degët e Fakultetit të Shkencave Natyrore, Biologji-Kimi, kushtojnë 288 mijë lekë të reja. Ndër degët më të shtrenjta këtë vit përfshihen edhe ato të Universitetit Bujqësor. Për të vazhduar me korrespondencë degën e Agrobiznesit, apo Hortikulturës, duhet të paguash 198 mijë lekë të reja për tri vite studimi.
Mbi 150 mijë lekë janë vendosur tarifat e shkollimit për të ndjekur një nga degët në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, Historisë, Gjeografisë, dega e Ciklit të Ulët, Cikli i Ulët Parashkollor, degët në Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizëm. Degët me çmime pak më të ulëta janë ato të Fakultetin e Ekonomikut. Për të ndjekur studimet, gjatë tre viteve maturantët duhet të paguajnë mbi 135 mijë lekë, që do të thotë për secilin vit pagesa të jetë 45 mijë lekë të reja.
Universiteti i dytë
Të interesuarit për të ndjekur një fakultet të dytë duhet të paguajnë më shtrenjtë se çdokush tjetër. Të paktën ky ka qenë propozimi i universiteteve, i miratuar nga qeveria.
Për të kryer një fakultet të dytë, në Universitetin Bujqësor tarifa është 234 mijë lekë për tre vjet, ndërsa në Fakultetin e Ekonomisë në UB për tre vite akademike tarifa shkon në 153 mijë lekë. Në Fakultetin e Ekonomisë Tiranë, për të vazhduar studimet në Financë apo Administrim-Biznes, tarifa e shkollimit është 270 mijë lekë. E njëjta tarifë është vendosur edhe për studimet e dyta në degët Histori-Gjeografi, Gjuhë Letërsi.
Fakulteti i Drejtësisë kushton po 270 mijë lekë të reja për tre vite shkollimi, në sistemin me kohë të pjesshme.
Dega e Inxhinierisë Mekanike vijon të jetë më e shtrenjta. Për të ndjekur studimet në distancë në këtë sektor, nevojitet kryerja e pagesës prej 360 mijë lekësh të reja. Tarifat në degët e tjera, për programe të dyta studimi, kushtojnë 198 mijë lekë të reja secila.