Universiteti i Tiranës, godina me qira te privati
Fakulteti Juridik dhe ai i Shkencave Sociale janë dy nga degët më të preferuara për maturantët që duan të ndjekin arsimin e lartë. Për vite me radhë, këto dy fakultete kanë treguar se kërkesa për të qenë pjesë e tyre, sa vjen e rritet. Për çdo vit, Fakulteti Juridik i Universitetit të Tiranës ka pritur me mijëra studentë. Ka qenë pikërisht numri i listave të fituesve ai që ka vërtetuar numrin e madh të kërkesave që janë shtuar kryesisht në vitet e fundit. Edhe pse kandidatët janë të shumtë në numër, ka qenë kufiri ndarës i pikëve ai që ka bërë diferencën dhe që ka përzgjedhur fituesit. Këtë vit të ri akademik, ndryshe nga vitet e tjera, godinat e tyre e kanë pasur të pamundur të mirëpresin studentët e rinj. Shkak për këtë janë bërë problemet e shkaktuara si pasojë e shembjes dhe plasaritjes së mureve brenda këtyre godinave.
Ambientet me qira
Prej gati 1 muaji studentët e vitit të parë në Fakultetin e Drejtësisë janë transferuar në ambientet e universitetit privat, "Kristal". Universiteti i Tiranës ka marrë me qira katin e pestë të njërës prej godinave të universitetit "Kristal". Studentët e vitit të parë janë ndjerë të privilegjuar për shkak të kushteve të mira që ofrohen në këtë fakultet. Por nga ana tjetër ata shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me largësinë. Ky universitet ndodhet në autostradën e Tiranës, për pasojë studentëve u duhet jo vetëm të dalin shumë herët nga shtëpia për të marrë autobusin, por edhe të shpresojnë që do të jenë fatlum në gjetjen e këtij të fundit. Sipas tyre, një nga vështirësitë më të mëdha me të cilat përballen pothuajse çdo ditë është pikërisht transporti, i cili shfaqet problematik në lidhje me oraret. "Shpesh herë e kam humbur orën e parë për shkak të distancës nga Rruga e Elbasanit ku kam shtëpinë, deri te ‘Kristali‘. Dal shumë herët nga shtëpia, por është e pamundur të gjesh gjithmonë autobus në atë orë", tha Iris Mima, studente e vitit të parë në Fakultetin e Juridikut. Si Irisi ka edhe shumë studentë të tjerë të cilët janë shumë të pakënaqur me situatën e krijuar në godinat e këtyre fakulteteve.
Zhvillimi i mësimit
Studentët e vitit të dytë e zhvillojnë mësimin në mjediset e kinoklubit të Qytetit Studenti, ndërsa ata të vitit të tretë dhe të katërt po i ndjekin studimet në një prej godinave të universitetit ushtarak "Skënderbej", si dhe në ambientet e Fakultetit të Infermierisë, që është vendosur në dispozicion të tyre. Drejtuesit e Fakultetit të Drejtësisë bënë të ditur se mësimi do të zhvillohej sipas një grafiku të përcaktuar, pa u "prishur" punë studentëve "autoktonë".