KQZ buxhet prej 102.2 milion lekësh

Ky buxhet do të miratohet gjatë së hënës në mbledhjen e KQZ-së, ku pritet të detajohen drejtimet ku do të shpërndahet shuma.
Sipas ligjit për buxhetin 2011, detajimi i shpenzimeve korrente dhe atyre kapitale parashikon që shuma totale prej 102 milionë lekësh të ndahet: mbi 68.2 milion lekë në shpenzime për pagat, 8 milionë lekë shpenzime për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, mbi 19 milion lekë për shpenzime operative, 3 milionë lekë për investime etj.
Krahasuar me buxhetin e vitit të shkuar, KQZ përfiton një rritje prej 2.2 milionë lekë në zërin 'paga' për shkak të efektit të VKM-ve të korrik-gushtit 2010, me anë të të cilave është rritur niveli i pagave, si për nëpunësit civilë, ashtu dhe për punonjësit me klasa.
Në këtë buxhet nuk përfshihen shpenzimet për zgjedhjet lokale të 8 majit, për të cilat do të ketë një fond të veçantë të aprovuar nga Kuvendi i Shqipërisë. /S.Ll/Start/
2011-01-09 13:53
[