E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, disa të arrestuar për posedim armësh

Gjatë orëve të fundit nga efektivat e Drejtorisë së Policisë Elbasan, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë dhe municione shtetasve të ndryshëm në vende të ndryshme, ku janë bërë arrestime.

Kjo drejtori bëri të ditur sot se është arrestuar në flagrancë shtetasi S.M, 17-vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan. Ai u prangos pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe u sekuestrua një armë e ftohtë thikë dhe një sasi fishekësh.

Gjithashtu gjatë orëve të vona të natës janë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Elbasan, disa shtetas, pasi gjatë në një lokal, u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistolete. Nuk bëhet i ditur identiteti i personave të arrestuar, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për arrestimet dhe sekuestrimin e armëve pa leje. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-09 14:19
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›