Bulqizë, bora bllokon për 3 orë 15 furgonë me pasagjerë në Qafë Buall
BULQIZˠ Për gati 3 orë 15 furgona me pasagjerë që udhëtonin nga Krasta në Bulqizë dhe anasjelltas kanë qëndruar të bllokuar për shkak të borës së dendur në vendin e quajtur Qafa e Buallit.
Tv NEWS24 raportoi sot në mëngjes se që në orën 01.00 po në këtë vend ka qenë i bllokuar dhe një automjet me targa italiane BB 129 Cb, në të cilën udhëtonin 4 pjesëtarë të një familjeje. Ata ishin nisur nga Krasta në drejtim të Durrësit pasi do të shkonin në Itali. Automjeti nuk ka mundur të lëvizë për shkak të rreshjeve të dendura të dëborës.
Autoritetet vendore kanë vënë në ndihmë të tyre 4 borëpastruese. Temperaturat e ulëta, grica dhe era e fortë kanë bërë që lirimi i rrugës nga dëbora të ishte tepër i vështirë, pasi sa pastrohej rruga nga bora mbulohej sërish.
Vetëm nga ora 11.00 është bërë e mundur dhe lirimi i aksit nga bora dhe më pas lëvizja e automjeteve.
(s.g/BalkanWeb)