Kosove, ekstradohetpër vrasje nga Zagrebi
PRISHTINE- Policia e Kosovës bëri dje të mundur ekstradimin e një personi të dyshuar për vrasje. Shtetasi me inicialet Skënder V. është arrestuar në Kroaci me kërkesën e policisë së Kosovës. Vrasja për të cilën akuzohet ky shtetas ka ndodhur në vitin 1999. "Pas marrjes së informacionit se ishte arrestuar ky person, ministria e Drejtësisë së Kosovës ka nisur menjëherë procedurën e ekstradimit. Policët kosovarë mbërriten dje në aeroportin e Kroacisë" thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Kosovës. Ky është ekstradimi i pestë i realizuar nga policia e Kosovës, që nga themelimi i kësaj njësie.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)