E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, 1 gotë verë në ditë rrit 5% rrezikun e kancerit të gjirit

GJERMANI- Nëse është e vërtetë se një gotë verë në ditë është e mirë për zemrën dhe arteriet, nuk mund të themi të njëjtën gjë për gjirin.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Alcohol and Alcoholism” nga shkencëtarët e Institutit Mario Negri Mario në Unjiversitetin e Milanos dhe atij të Heidelberg në Gjermani, thuhet se edhe një gotë në ditë mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit me 5 për qind. Ndërsa 3 gota në ditë ose më shumë e cojnë rrezikun në 50%.

Ekspertët shprehen se alkooli është përgjegjës për rreth 5 për qind të të gjithë llojeve të kancerit të gjirit në pjesën veriore të Evropë dhe Amerikën e Veriut, dhe deri në 10 për qind në vendet si Italia dhe Franca, ku konsumi i alkoolit është më i zakonshëm për gratë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›