Studimi, 25% e te moshuarve probleme me degjimin
Sonila Isaku
Nje ne kater te moshuar vuan nga shqisat dhe kryesisht nga degjimi dhe shikimi. Ky eshte rezultati i nje studimi te kryer ne poliklinikat e vendit nga specialistet e shendetit publik, te cilet pohojne se shqisat e te moshuarve behen me pak te mprehta me kalimin e moshes. "Shume vete preken nga ulje e degjimit dhe ndryshime ne shikim. Cdo vit, pas moshes 50 vjec, individet humbin dicka nga aftesia e tyre per te degjuar, keshtu qe nga mosha 65-70 vjec rreth nje ne kater vete jane te prekur nga nje ulje e dallueshme e degjimit", - thuhet ne studimin e kryer nga specialistet. Sipas tyre, ulja e te degjuarit demton komunikimin me njerezit e tjere dhe kufizon shkembimet sociale te personave te prekur duke cuar shpesh deri ne terheqje nga jeta shoqerore. Humbja e degjimit tek te moshuarit, sipas mjekeve, lidhet me ndryshimet ne veshin e brendshem, cka rezulton ne veshtiresi per te kuptuar bisedat dhe krijon nje intolerance per tingujt e larte. Kjo lloj humbje e degjimit eshte graduale dhe progresive. Duke pare keto probleme, mjeket rekomandojne menyra te ndryshme per komunikimin me nje individ te moshuar, i cili ka probleme me degjimin. Sipas tyre, komunikimi me ta duhet te jete pak me i larte se zakonisht, por sidoqofte pa bertitur, nderkohe qe largesia do te jete nga 50 deri ne 100 cm. Ajo qe rekomandojne specialistet eshte se vendosja me te moshuarin perballe ne menyre qe levizja e buzeve dhe shprehja e fytyres te shihen qarte. Nderkohe, per sa i perket shikimit nje nga problemet qe haset me shpejt tek te moshuarit eshte katarakti, ose sic njihet perdja ne sy, e cila mund te korrigjohet me kirurgji. Nje tjeter problem qe mund te kontrollohet po te kapet ne kohe eshte edhe glaukoma. Por studimi ka treguar se shume persona te moshuar vuajne nga kequshqyerja, ndersa pas te 60 vihet re edhe nje renie e oreksit tek ta. Kjo eshte shpesh me natyre me shume sociale se sa fiziologjike. Kur nje person jeton vetem dhe ha vetem, deshira per ushqime te kompletuara dhe te pergatitura mire behet me e vogel. "Per kete arsye, dhe pa dyshim jo vetem per kete, eshte shpesh e rendesishme te gjenden menyra per krijimin e qendrave komunitare qe ofrojne kushte per ngrenie te perbashket, per qytetaret e moshuar. Kjo eshte nje praktike qe ka filluar te zbatohet ne shume vende te botes", - thuhet ne rekomandimet e studimit. Nderkohe qe ne menyren e te ngrenit ndikojne edhe disa ndryshime fiziologjike. Keshtu eshte e mundur qe ndjesia e shijes te ndryshoje me moshen. Te moshuarit gjithashtu preken nga probleme te lidhura me dhembet cka prek deshiren e tyre per ngrene shume lloje ushqimesh. Renia e dhembeve, problemet e gjingjivave dhe protezat e dhimbshme jane mjaft te shpeshta tek mosha e trete.