Hipertensioni, 50% e vdekjeve nga semundja e "fshehur"
Sonila Isaku
Hipertensioni duket se po kercenon jeten e shqiptareve dhe kjo fale nje sere faktoreve ndikues. Por ajo qe mjeket theksojne eshte se kjo semundje po prek edhe te rinjte. Keshtu, 1 ne 4 persona te moshes 15-45 vjec jane te prekur nga hipertensioni, ndersa mbi te 50-tat llogaritet gjysma e popullsise. Hipertensioni njihet si nje semundje qe shfaqet me rritjen e moshes, por sot ajo po prek edhe te rinjte per shkak te nje sere faktoreve te ndryshim. Ndaj mjeket bejne apel per nje jete me aktive, si dhe lenien pas te veseve. "Sot hipertensioni eshte kthyer ne nje semundje qe po prek shume persona, nderkohe qe shkaku i vdekshmerise per semundjet e zemres dhe te hipertensionit eshte 1 ne 2. Ne cdo dite perballemi me raste te reja te pacienteve, te cilet ne pavijonin tone paraqiten ne gjendje te rende", - ka pohuar mjeku, Idriz Balla. Sipas tij, per parandalimin e hipertensionit rekomandohet jetese te shendetshme, mosperdorimin e ushqimeve me yndyra, berjen e nje jete sa me aktive, uljen e peshes se tepert dhe ne rastet e nevojshme marrjen e medikamenteve qe duhen perdorur ne menyre te rregullt. Sipas Balles, hipertensioni nuk mund te kurohet plotesisht, por ai mbahet nen kontroll me ane te mjekimit. Sipas mjekeve, vlerat normale te tensionit jane 120 i larti dhe 80 i uleti. Por keto vlera kane nje tolerance levizjeje ne baze te moshes se personit. Hipertensioni njihet zakonisht si "presion i larte i gjakut". Ai eshte nje gjendje shendetesore kronike, ne te cilen presioni i gjakut qendron i rritur. Hipertensioni nuk ka simptoma specifike dhe quhet "vrasesi i heshtur". Rreth 900 mije persona ne vendin tone vuajne nga probleme te hipertensionit, duke e renditur kete semundje nder me kryesoret. Te semuret ne pergjithesi jane te grupmoshes se mesme, me trashegimi gjenetike, me mbipeshe, diabet, qe kane stres fizik, ose psikik te perditshem, qe jane perdorues te duhanit, konsumues te tepert te kripes dhe alkoolit, qe bejne nje jete sedentare (pa ushtrime fizike). Per sa u perket simptomave, sipas mjekut kardiolog, Idriz Balla, hipertensioni nuk ka shenja shqetesuese dhe per vite me radhe ato jane mjaft te pakta dhe te paqarta. Rritja e tensionit behet gradualisht dhe i le kohe trupit te njeriut te adaptohet me kete gjendje. Shenjat dhe shqetesimet mund te jene dhimbje koke, apo qafe, ndjenje djegieje, skuqjeje dhe temperature ne fytyre, shtypje, apo dhimbje gjoksi, nevoje dhe pamundesi per t'u mbushur me fryme. Per sa u perket te prekurve rezulton se te meshkujt, hipertensioni eshte i lidhur me statusin e duhanpiresit, ku prevalenca e hipertensionit eshte me e larte te meshkujt duhanpires sesa tek ata joduhanpires 34 per qind dhe 23 per qind. Te femrat, prevalenca e hipertensionit ne numrin relativisht te vogel te joduhanpireseve eshte pak me e larte sesa per duhanpireset 20 per qind dhe 17 per qind, perkatesisht. Shumica e femrave duhanpirese jane femra me te reja qe ne pergjithesi kane rrezik me te ulet per hipertension. E ndersa tensioni i larte konsiderohet teper i rrezikshem nga ana tjeter, ne nje studim te kryer pak kohe me pare ne vendin tone per sa i perket tensionit te ulet, rezulton se edhe per kete popullata eshte pyetur, por nuk eshte problem per shendetin publik, pasi eshte fenomen i rralle dhe sepse tensioni i ulet nuk eshte faktor madhor risku per semundjet qe shkaktojne vdekshmeri.
Statistika mbi te prekurit
900 mije njerez ne vendin tone vuajne nga hipertensioni
50% e vdekjeve ne vendin tone shkaktohen nga hipertensioni
1 ne 4 shqiptare mbi moshen 50 vjec vuan nga semundja
25 % e popullsise ne moshe madhore vuajne nga semundja e hipertensionit.
65 % e te semureve me hipertension vuajne edhe nga semundjet e zemres.
7 % e te semureve jane adoleshente
Si ndikon pesha trupore
Nivelet e hipertensionit jane me te larta tek personat mbi peshe/obeze krahasuar me ato me peshe normale. Pothuajse gjysma e femrave obeze, 47 per qind, jane me hipertension krahasuar me 8 per qind te femrave qe kane peshe normale. Niveli i hipertensionit tek meshkujt obeze eshte 45 per qind krahasuar me 20 per qind te meshkujve me peshe normale. Femrat dhe meshkujt qe jetojne ne zonat rurale 24 per qind dhe 31 per qind, perkatesisht kane me shume gjasa te jene me hipertension sesa ata qe jetojne ne zonat urbane 16 per qind dhe 24 per qind, perkatesisht. Femrat dhe meshkujt qe jetojne ne Tiranen urbane kane prevalence shume me te ulet te hipertensionit 5 per qind dhe 8 per qind, perkatesisht krahasuar me femrat dhe meshkujt qe jetojne ne rajonet e tjera me shume se 20 per qind e femrave dhe meshkujve.