E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi: OJF kanë probleme me transparencën

Dokumentet për regjistrim në shkollat profesionale
Fotokopje e noterizuar e dëftesës së lirimit (firmosur në DAR)


Certifikatë lindjeje me fotografi të vulosur nga shkolla ku kandidati ka marrë dëftesën e lirimit
Kërkesë për degën që do të studiojë

Sipas studimit Indeksi i Shoqërisë Civile në Shqipëri mbështetur nga PNUD, angazhimi qytetar në nismat e shoqërisë civile është shumë i ulët


Angazhimi qytetar në nismat e shoqërisë civile është shumë i ulët dhe vëmendja e shoqërisë civile është e drejtuar tek projektet e financuara nga donatorët. Ky është thelbi i studimit "Indeksi i Shoqërisë Civile në Shqipëri" realizuar nga Instituti për Ndërmjetësim dhe Demokraci me mbështetjen e PNUD-it në Shqipëri.


Në konferencën kombëtare për shoqërinë civile morën pjesë dje Gülden Türkoz-Cosslett, përfaqësuese e Përhershme e PNUD-it, Helmuth Lohan, Shef i delegacionit të BE-së në Shqipëri, si edhe Deborah Jones, Zv.shefe e Misionit, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri.


Një prej mangësive kryesore të këtyre organizatave është skepticizmi i qytetarëve në impaktin e shoqërisë civile. Në indeksin e publikuar vihet re se këto organizata perceptohen si burim fitimi, ndërkohë që duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje impaktit që ato kanë në shoqërinë civile.


"Skepticizmi i përhapur tek qytetarët ndaj angazhimit dhe opinioni mbizotërues se ndryshimi vjen nga lart duket se janë pasojë e shqetësimeve në lidhje me qeverisjen e shoqërisë civile, por edhe me nivelin e ulët të besimit tek proceset dhe aktorët politikëbërës", - theksoi Lohan.


Ndërkohë, studimi ka evidentuar se 42.1% e organizatave të anketuara refuzojnë të bëjnë transparente të dhënat e tyre financiare dhe vetëm 8% e tyre vendimet i marrin përmes anëtarëve të tyre. Por, ajo që krijon më tepër shqetësim është se 75.3% e organizatave punojnë duke u bazuar tek prioritet e donatorëve dhe jo tek prioritet e shoqërisë.


"Sektori i shoqërisë civile është një aktor eficent në promovimin e demokracisë, dhe mirëqeverisjes po i cili ka ende për të bërë në lidhje me praktikimin e brendshëm te qeverisje demokratike. 42 % e organizatave rëfuzojnë të ofrojne nje burime publik informacioni nga ku mund të merren të dhënat e tyre financiare", - Gulden Turkoz Cosllett, përfaqësuese e PNUD-it.


Sipas raportit të fundit mbi shoqërinë civile, vetëm 18.4 % e qytetarëve janë pjesëmarrës në aktivitetet e shoqërisë civile në Shqipëri, megjithëse 57 % e tyre janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë, nëse kanë besim tek organizatorët.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›