E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi: Rreth 60 % e shqiptarëve kanë probleme me dhëmbët

Rreth 60 përqind e shqiptarëve kanë probleme me dhëmbët dhe mesatarisht sipas studimeve çdo njëri prej tyre, ka tre dhëmbë të prishur. Këto shifra shqetësuese i bëri të ditur Vojsava Sulçe shefe e promovimit, në Autoritetit Shëndetësor Rajonal, në ditën ndërkombëtare të shëndeti oral.

Sipas saj, shqiptarët i drejtohen dentist vetëm kur kanë probleme me dhëmbët dhe prishja ka avancuar. ASHR, me rastin e ditës së kujdesit oral organizon një aktivitet sensibilizues me disa shkolla 9-vjeçare të kryeqytetit. Por sa të informuar janë fëmijët për kujdesin ndaj dhëmbëve.
 

Disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjen e dhëmbëve janë mungesa e kujdesit, konsumimi i duhanit dhe ëmbëlsirave, kequshqyerja etj. Kujdesi për të pasur dhëmbë të shëndetshëm sipas stomatologëve duhet të fillojë që në moshë të vogël.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›