“Muri i Shengenit ende problem për shqiptarët”
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vlerëson arritjet e vendot tonë në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë punimeve të konferencës, "Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, integrimi i Shqipërisë", organizuar nga Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë", kryetarja Topalli, tha se diskutimi për integrimin evropian ndodh në një kohë kur në Shqipëri dhe në Ballkan, po fryn era e paqes, stabilitetit dhe përafrimit me familjen evropiane. Ajo shprehu besim se tre vjet pas nënshkrimit të MSA-së Shqipëri-BE, do të përmbyllim fazën e ratifikimit për t i kërkuar BE-së statusin e vendit kandidat për anëtarësim. “Në sajë të reformave të guximshme, ne firmosëm marrëveshjen e lehtësimit të vizave me BE-në dhe tani po bëjmë çdo përpjekje për të plotësuar detyrimet ndaj partnerëve evropianë. Muri i Shengenit është një problem serioz për qytetarët shqiptarë, sërish të izoluar dhe në pamundësi për të lëvizur të lirë”, - tha ajo. Duke u ndalur tek zgjerimi i BE-së, ajo theksoi se Ballkani Perëndimor ofron sot një realitet të ri, me paqen, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e qartë evropiane. “Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor është një provë për ne, për të vazhduar me reformat. Por, anëtarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të rajonit në BE, gjithashtu është një provë për vetë BE-në”, - nënvizoi Kryeparlamentarja. Ajo u ndal dhe tek sfidat e sotme, duke veçuar standardet zgjedhore dhe vazhdimin e Reformës në Drejtësi, pjesë e axhendës së punës së Kuvendit. "Nuk ka shtet të fortë pa një drejtësi të fortë, nuk ka shtet të së drejtës pa një drejtësi të drejtë, ndaj dhe ne jemi të palëkundur për të krijuar një sistem drejtësie me gjyqtarë me integritet, me figura që kanë meritë për të qenë në hierarkinë e pushtetit gjyqësor",- tha zonja Topalli në konferencën e sotme për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008