E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohet OKB. Libia nuk pranon trupa te huaj

Për herë të parë në 42 vjet  libianët festojnë Eid al Fiter pa Gadafin.  Në “Sheshin e dëshmorëve”, në Tripoli,  në lutje morën pjesë qindra vetë e ditën e mbylljes së muajit të shenjtë e quajtën dhe Ramazani i lirisë . Ndërsa vendodhja e liderit libian mbetet enigmë e diplomacia ndal, udhëheqja e përkohshme e Libisë ka hedhur poshtë idenë e dislokimit të ndonjë force ushtarake ndërkombëtare. Sipas Ian Martin, i dërguari special  i OKB-së,  pallati i qelqtë kishte marrë në konsideratë dhe vendodhjen e vëzhguesve ushtarakë.

Por sqaron i njëjti burim, dërgimi i vëzhguesve apo ushtarëve ndërkombëtarë në Libi, kërkuar në KS të OKB-së nga Franca, është refuzuar nga Këshilli Tranzitor i rebelëve libianë. Më herët Sekretari i Përgjitshëm i OKB-së Ban Ki Moon i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë të shpejtë, për Libinë. Situata humanitare kërkon ndërhyrje urgjente, tha Ban në Nju Jork.  Bilanci i viktimave që nga fillimi i konfliktit 6 muaj më parë është të paktën 50 mijë.

Sipas komandatit të trupave kundër Gadafit  Kolonelit Hisham Buhagiar, në Misrata e Zlitan kanë humbur jetën 15-17 mijë personave ndërsa në  Jebel Nafusa më në perëndim numri i viktimave është edhe më i lartë . ‘Kemi liruar rreth 28 mijë të burgosur’, citohet koloneli, ndërsa shton se ‘mendojmë se të gjithë të tjerët kanë vdekur”.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 31 gusht 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›