Studimi, femijet shqiptare mbi peshe nga fast-foodet
Rreth 16 per qind e femijeve nga 8 deri ne 10 vjec jane mbi peshe. Ne kete perfundim kane arritur specialistet e Institutit te Shendetit Publik, te cilet kane marre ne pyetje mbi 4 mije femije ne te gjitha shkollat e vendit. "Jane rreth 16 per qind e femijeve qe kane tendencen te konsumojne produkte te tilla si, hamburger apo sanduice ne kohen qe jane ne shkolle. Nderkohe qe nje pjese tjeter e femijeve, jane ata qe konsumojne produkte te embla sic jane cokollatat apo biskotat. Por jane edhe ata femije qe konsumojne produkte te ambalazhuara, te fabrikuara sic jane patatinat, kokoshkat etj, te cilat kane shume kalori por jo vlera ushqimore" eshte shprehur Jolanda Hyska, specialiste e Institutit te Shendetit Publik. Sipas saj, shume vende te Evropes 15 per qindeshin, e quajne shqetesuese pasi prevalenca e rritjes, mendohet te jete shume e shpejte. Femijet e shkollave private kane tendence per te ngrene ushqimin ne sasira, me te medha se femijet e shkollave publike. Kjo ben qe numri i femijeve te shendoshe ne keto institucione te jete me i larte. Gjate viteve te fundit Organizata Boterore e Shendetesise, e ka quajtur obezitetin si semundje te shekullit, ndaj ka kerkuar qe te ndermerren edhe masa te forta per parandalimin e tij, sidomos tek te vegjlit. Obesiteti shkaktohet me shume tek ata qe hane shpejt, se tek ata qe hane shume. E ndersa tek burrat ky problem rastiset ne 84 per qind te tyre, tek grate kjo shifer tejkalohet. Studiuesit thone se, kur njeriu ha shpejt deri sa sinjalet e te ngopurit te shkojne ne sistemin qendror, stomaku eshte mbushur plot.