E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi i Porto Romanos, zbulohen 25 gabime

"Studimi i vlerësimit në mjedis të bërë nga ENEL për TEC-in në Porto Romano ka gabime, mangësi dhe deformime". Ky është përfundimi i ekspertizës evropiane (Rrjeti i monitorimit të bankave të zhvillimit-BËN) bëjnë të ditur përfaqësuesit e "Ekolëvizjes".

Në debatin e vazhdueshëm publik për projektin e TEC-it me qymyr në Porto Romano midis grupeve të ndryshme të interesit, ekspertëve qeveritarë apo joqeveritarë, pushtetit vendor dhe atij qendror argumenti kryesor ka qenë standardi mjedisor i këtij investimi. Ka qenë ky motivi që i ka shtyrë përfaqësuesit e Ekolëvizjes që të kërkojnë "një analizë dhe një vlerësim më të saktë e të paanshëm për projektin e TEC-it me qymyr në Porto Romano". Kështu grupimi "Ekolëvizja" kërkoi nga partnerët evropianë një rivlerësim të studimit mjedisor të përgatitur nga ENEL. Në këtë rivlerësim, sipas tyre, evidentohen 25 pika me gabime, mangësi dhe deformime në studimin mjedisor të Kompanisë ENEL për TEC-in në Porto Romano.

Mangësitë

Sipas ekspertëve evropianë të cituar nga përfaqësuesit e "Ekolëvizjes" rivlerësimi i kryer i studimit të mëparshëm të ndërtimit të TEC-it në Porto Romano, nxjerr në pah mungesën e elementëve të detyrueshëm me ligj. Ata përmendin mungesën e planit të monitorimit dhe menaxhimit mjedisor. Por sidomos e vënë theksin në mungesën e menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme.

"Studimi nuk arrin të sigurojë të dhëna për inputet e burimeve natyrore dhe outputet e gjeneruara gjatë fazës operative të TEC-it: konsumimi i ujit, sasia e ujërave të ndotura industriale dhe karakteristikat termale dhe më e rëndësishmja emetimin e CO2", vërejnë ekspertët. Sipas tyre, nuk ka një menaxhim për impaktet sociale, si dhe mungon një plan për emergjencat ose aksidentet, të cilat duhet të jenë pjesë e brendshme dhe integrale e VNM-së.

Gjithashtu, ekspertët vërejnë edhe mospasjen e vlerësimit të të paktën dy alternativave për vendndodhjen e projektit. Ata konstatojnë se është keqinterpretuar Strategjia Kombëtare e Energjisë, për të justifikuar zhvillimin e impianteve fuqi-djegëse të qymyrit në Shqipëri. Ata citojnë se "strategjia është interpretuar në mënyrë të njëanshme dhe asnjë nga kuotimet e dhëna në VNM prej saj nuk të çojnë në konkluzionin se TEC-i me qymyr do të ishte zgjidhja më e mirë". Ndërsa theksojnë më tej se "projekti i propozuar rrit varësinë energjetike të Shqipërisë për lëndët djegëse të importuara. Kjo pasi qymyri do të merret nga jashtë". Ekspertët mes të tjerash sqarojnë edhe argumentin e përdorur nga investitorët se vetëm 30% e mundësisë hidro është përdorur. Sipas tyre, ky ishte supozimi për një argument për ndërtimin e impianteve të fuqishme me lëndë të parë qymyrgurin dhe mbetjeve të tjera fosile. Sidoqoftë, në opinionin tonë është aktualisht një argument që Shqipëria ka potenciale të tjera për prodhimin e energjisë, sikur edhe vetëm nga sektori i hidrocentraleve dhe duhet të përdoren si raste për të stimuluar këtë sektor, veçanërisht mini-hidrocentralet, sepse ato sigurojnë zgjidhje më të qëndrueshme dhe miqësore për mjedisin më shumë se hidrocentralet me kapacitet të madh.

Në vlerësimin e bërë prej ekspertëve vihet re edhe fakti se "ka gabime shifrash në lidhje me standardet evropiane. Por ajo që për ta konsiderohet si mashtrim është "angazhimi për kapjen dhe trajtimin e CO2, sepse kjo teknologji është ende në faza eksperimentale".

Për këto arsye dhe të tjera grupimi "Ekolëvizja" i kërkon qeverisë dhe veçanërisht Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave që të mos i japë lejen mjedisore këtij projekti pa marrë në konsideratë edhe këtë rivlerësim nga ekspertët evropianë të studimeve mjedisore.

Për drejtuesit e këtij grupimi, rivlerësimi mjedisor i një investimi tregon se në Shqipëri e vërteta mjedisore nuk tregohet dhe kjo sjell pasoja të drejtpërdrejta në ekonominë, mjedisin dhe shëndetin e popullsisë. A

Konstatimi

Mungojnë masat mbrojtëse

nga qymyrguri dhe kimikatet

Nuk ka asnjë masë për të përballuar mbrojtjen e tokës nga ndotja e qymyrit të depozituar, vërejnë ekspertët evropianë. Sipas tyre,

qymyrguri do të grumbullohet në dy vende, ku secili përfshin një sipërfaqe prej rreth 450×60 m, me kapacitet prej 220 000 tonë.

Po kështu, ata theksojnë se masa finale e përmbajtjeve kimike dhe destinacioni final i ujërave, llumrave dhe tepricave kimikate duhet të bëhet prezent në raport. Por ekspertët konstatojnë se në përshkrimin përkatës, është e pamundur të njihen karakteristikat e sasive kimikate të ujërave ndotës dhe llumrave, sikur edhe vendndodhja e grumbullimit të mbetjeve në formën e llumrave të lëngëta. Mbetja e trajtimit të ujërave, thuhet në studimin e kompanisë italiane, do të bëhet në ujërat e detit, por në një vend të papërcaktuar. "Për shkak të një përshkrimi të varfër të procesit është e pamundur për gjithsecilin të parashikojë


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›