Ndryshimi i klimës, BB: Si preket sistemi ynë energjetik
"Në dekadat në vijim, parashikohet që Shqipëria të përballet me rritje të temperaturave mesatare, rritje të rrezikshmërisë së goditjeve nga moti i nxehtë, si edhe reshje të dendura, ulje të sasisë vjetore të reshjeve dhe rritje të nivelit të detit". Është ky parashikimi për ndryshimin e klimës që bëhet për Shqipërinë nga ana e ekspertëve. Në një seminar të organizuar nga Banka Botërore për ndikimin që do të ketë klima në sistemin energjetik shqiptar janë analizuar një seri faktorësh dhe rreziqesh që do të ndikojnë në mënyrë negative, por edhe disa të tjera që mund të influencojnë për mirë. Synimi ka qenë gjetja e rrugëve që mundësojnë zgjidhje për situata të vështira.
Organizatorët e këtij seminari vënë në dukje se "masat e marra qysh herët për administrimin e rreziqeve që i kanosen infrastrukturës ekzistuese energjetike në Shqipëri, nga ndryshimet klimaterike, mund ta ulin prekshmërinë dhe ta rrisin qëndrueshmërinë e këtij sektori, me ecjen përpara të tij".
Komunikata e Parë Kombëtare e Shqipërisë për Konventën Kuadër për Ndryshimin e Klimës (2002) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nënvizonte disa prekshmëri kyçe të sektorit energjetik, përfshirë edhe pasojat në kërkesën për energji për ngrohje ose ftohje të ambienteve, ngrohje të ujit dhe shfrytëzim të frigoriferëve. Vlerësohet se temperaturat në rritje mund të çojnë në një pakësim prej 12-16% të kërkesës për ngrohje të ambienteve në sektorin familjar, deri në vitin 2025, në krahasim me situatën bazë të vitit 1990. Në ndryshim nga kjo, kërkesa për ftohje parashikohet të rritet në verë, që pritet të jetë më e nxehtë. Por faktorët shtytës të kërkesës për energji nuk kufizohen vetëm te temperatura. Reshjet, shpejtësia e erës dhe mbulimi me re janë po ashtu, faktorë me rëndësi. Duke qenë se rreth 80% e energjisë së Shqipërisë prodhohet nga hidrocentralet, ajo është veçanërisht e prekshme nga ulja e parashikuar e sasisë së reshjeve.
Në këtë seminar morën pjesë palë të interesuara nga qeveria, dikasteret dhe institucionet kryesore, akademia, sektori privat dhe shoqëria civile.
Nga ana e saj, Përfaqësuesja e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Camille Nuamah, u shpreh se "ka mundësi për t‘u përgatitur për ndryshimin e klimës, kur planifikohen dhe projektohen veprat e reja të infrastrukturës energjetike".
Ajo theksoi gatishmërinë për një punë të përbashkët me qeverinë dhe sektorin energjetik, për të realizuar një vlerësim në terren dhe me pjesëmarrje, në lidhje me prekshmërinë dhe masat që duhen për përshtatjen. Pjesëmarrësit diskutuan për veprat energjetike ekzistuese, për prekshmërinë e tanishme të tyre nga ngjarjet klimaterike dhe për ndjeshmërinë e shfrytëzimit dhe të mirëmbajtjes nga prirjet klimaterike të parashikuara për periudhën 2020-2050. "Përmes analizimit të fushave të sektorit energjetik, ku mund të jetë e rrezikuar Shqipëria si rezultat i ndryshimit të klimës, ne mund t‘i evidentojmë dhe t‘i zbatojmë më shpejt zgjidhjet, duke kaluar nga administrimi i krizave të motit në përshtatjen ndaj klimës, përfshirë edhe ato zgjidhje për të cilat nuk do të pendohemi më pas", tha Jane Ebinger, specialiste e lartë energjetike, nga Programi i Asistencës për Administrimin e Sektorit Energjetik të Bankës Botërore.