E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Kosova, angazhim për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit

PRISHTINË- Zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, mori pjesë sot në publikimin e raportit për Pavarësinë e Gjyqësorit në Kosovë: Dimensionet institucionale dhe funksionale, të organizuar nga OSBE-ja.

Kuçi tha se, raporti ka theksuar qartë punën e madhe që ka bërë Qeveria e Kosovës për të siguruar pavarësinë institucionale të gjyqësorit dhe për t’i krijuar atij kushte sa më të mira të punës.

Lidhur me sfidat e gjyqësorit të paraqitura në raport, zv/kryeministri Kuçi tha se ngritja e nivelit të profesionalizmit tek të gjithë gjyqtarët, do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në pavarësinë dhe paanshmërinë e tyre gjatë kryerjes së punëve.

Për këtë, sipas zv/kryeministrit Kuçi, Qeveria e Kosovës po mundohet që të investojë sa më shumë në përkrahje të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Ai përmendi iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për të krijuar Akademinë e Drejtësisë përmes së cilës do të investohet drejtpërdrejtë në edukimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve e prokurorëve, në mënyrë që të punohet vazhdimisht në kualitetin dhe profesionalizmin e tyre.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›